Hamilton paralajmëron kundërshtarët e tij

Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk dëshiron të dorëzohet dhe shpreson ende se makina Mercedes do ta ndihmojë për t’u shpallur kampion.

Ai arriti të rivalizojë në garën e Spanjës, por në Montekarlo makina gjermane sërish nuk ishte shumë e shpejtë.

“Duhet të kuptojmë se çfarë ka qe nuk shkon te kjo makinë para se të bëjmë një tjetër. Nëse do të ulemi të studiojmë një makinë tjetër mund të gabojmë sërish, ndaj fillimisht duhet të kuptojmë se çfarë nuk shkon me këtë që kemi dhe të zbulojmë një rrugë mbi të cilën të punojmë.

Ka shumë aspekte të kësaj makine që nuk dëshiroj t’i kem te njëvendëshja e vitit të ardhshëm, ato ua kam bërë me dije drejtuesve.

Gjithsesi, para se të mendojmë për vitin tjetër duhet ende një sforco për të synuar titullin që këtë sezon. Nuk dorëzohem kollaj, pasi mendoj se ka ende mundësi dhe kohë”, tha mes tjerash Hamilton.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vllaznia në raundin e dytë evropian

Story i radhës

Kanadaja akuzon Kinën për sjellje të rrezikshme në hapësirën ndërkombëtare ajrore

Të fundit nga