Vllaznia e shkatërron Teutën, pa fitues mes Erzenit dhe Bylisit

1 minut lexim

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Loro-Boriçi”, Vllaznia e ka shkatërruar skuadrën e Teutës duke e mposhtur me rezultat bindës 4:0.

Golat për nikoqirët i shënuan Esin Hakaj (minuta e 21’), Kaina (minuta e 37’ dhe 90’) dhe Ardit Hoxhaj (minuta e 73’).

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Egnatias, e cila e mposhti si mysafire Kastriotin me rezultat të ngushtë 3:2.

Golat për Egnatian i shënuan Laurentino (minuta e 32’), Fernando (minuta e 61’) dhe Delarge (minuta e 66’), kurse për Kastriotin golashënues ishin Selmani (minuta e 36’) dhe Hasani (minuta e 57’).

Ndërkaq, ndeshja e vetme pa fitues ishte ajo mes Erzenit dhe Bylisit, ku rezultati final ishte i barabartë 1:1. Për vendasit golashënues ishte Sadiki (84’), kurse te Bylisi golin e shënoi Mucollari në minutën e 33’.

Rezultatet finale i gjeni më poshtë.

Erzeni 1:1 Bylis

Kastrioti 2:3 Egnatia

Vllaznia 4:0 Teuta

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Pendarovski: Nuk ka drejtësi nëse politikanët e korruptuar janë të lirë

Story i radhës

Ahmeti: Të punojmë për veting të mirëfilltë

Të fundit nga