Unë Ilir Malindi me profesionin e avokatit, historianit,shkrimtarit e publicistit jam autor i librave” KOSOVA është imja”, “ LUFTA IME” kushtuar Ibrahim Rugovës dhe deri tani i 50 volumeve të “United States of Albania”. Për figurën kombëtare dhe për kontriburtin e jashtëzakonshëm të Xhafer Devës, për luftën e tij kundër serbo-cetnikëve serbë, si antikomunist dhe si nacionalist i madh për cështjen kombëtare, për Bashkimin Kombëtar, e kam mësuar shumë heret që kur isha në moshë të re nga shqiptarët e Kosovës, nga patriotët kosovarë të cilët kanë qenë bashkëluftëtar të tij ,si dhe nga ata pak shqiptarë të Kosovës që kishin mundësi që ta vizitonin Shqipërinë në kohën e diktaturës.
Duke e njohur aktivitetin e Devës dhe të nacionalistëve të tjerë nga Kosova, kjo ka qenë edhe një prej arësyeve që unë kam qenë kritik kundër regjimit komunist që në atë kohë , kuptohet në biseda sepse në atë kohë se po të dilje hapur e vetëm ta përmëndje për mirë Xhafer Devën, në Shqipëri përndiqeshe e dënoheshe si nacionalist e kundërshtar i komunizmit, gjë që edhe jam survejuar e ndjekur nga sigurimi i asaj kohe.
E vizitoj shpesh Kosovën sepse që në fëmijëri më kanë edukuar prindërit për respekt dhe dashurinë për Kosovën, gjithmonë i kam ndjekur me interesim te vecantë të gjitha zhvillimet në Kosovë, demonstratat e vitit 1968, 1981, veprimtarine e Ibrahim Rugovës për të cilin kam shkruar një libër, si dhe kam ndihmuar me aq sa kam pasur mundësi luftën e UCK-së.
Këtë shkrim të shkurtër për ta shkruar, mora shkas dhe më nxitën disa shkrime të nacionalistit, historianit dhe juristit Skënder Kapiti mbi aktivitetin e jashtëzakonshmën e të rrallë të Xhafer Devës për cështjen e madhe kombëtare shqiptare.
Kapitin dhe familjen e Sadri KAPITIT edhe i njoh shumë mirë si familje nacionaliste kosovare dhe që historikisht në cdo periudhe kohore kanë kontribuar për lirinë e Kosovës,gjë për të cilën individë dhe shoqata nga Shqipëria i kanë kërkuar edhe publikisht e mediatikisht Presidentes së Kosovës Znj. Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dekorojë vëllezërit Kapiti.
Pasi kam studiuar shumë dhe me detaje për aktivitetin e Xhafer Devës dhe duke iu referuar shkrimit më të fundit të Skënder Kapitit me titull “Xhafer Deva, etalon dhe shëmbulli më i lartë i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar”, ku Kapiti e quan me të drejtë Devën, HERO TË MADH, mendoj se këtë shkrim mjaft mirë të shkruar, argumentuar, gjykuar e vlerësuar prej tij , këtë shkrim ta marrin si referencë institucionet e Shtetit në Kosovë për ta vlerësuar figurën e Xhafer Devës dhe për ta shpallur atë HERO.