Vlera e euros barazohet me atë të dollarit

July 12, 2022
1 minut lexim

Vlera e monedhës euro ra të martën, duke u barazuar me dollarin, për herë të parë në pothuajse dy dekada.

Mesditën e së martës, 1 euro ka pasur vlerën sa 1 dollar.

Indeksi i dollarit u rrit me 0.3 për qind në 108.45. Rritja më e madhe e indeksit të dollarit u shënua në tetor të vitit 2002 kur arriti në 108.47.

Euro ma mbajtur peshën kryesore të fuqisë së dollarit, duke rënë deri në 1.00005 dollarë, që paraqet nivelin më të dobët që nga dhjetori i vitit 2002.

Monedha euro ka qenë nën presion në tregjet financiare për shkak të ndikimit të luftës në Ukrainës dhe masave të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane për të luftuar inflacionin.

“Frika e recensionit po rritet” në Evropë për shkak të konfliktit në Ukrainë, thanë ekspertët nga e Commerzbank, dhe shkaktar kryesor vlerësohet besohet se janë furnizimet e gazit nga Rusia.

Në të njëjtën kohë, Banka Qendrore Evropiane ka qenë më e ngadalshme se bankat e tjera qendrore për të ofruar masa stimuluese dhe për të ngritur normat e interesit, me qëllim që të luftohet inflacioni.

Sa më i ulët të jetë kursi i këmbimit të euros, aq më të forta do të bëhen monedhat e tjera, sikurse dollari. Si rezultat i kësaj, mallrat e importuara në shtetet evropiane bëhen më të shtrenjta, gjë që nxit më shumë inflacion.

Megjithatë, disa ekspertë gjermanë thanë se në teori mund të përfitojnë nga dobësimi i euros, pasi mallrat e tyre bëhen relativisht më të lira për konsumatorët e huaj.

Hera e fundit kur euro ishte pothuajse në nivelin e njëjtë me dollarin ishte pas prezantimit të monedhave dhe kartëmonedhave evropiane në fillim të vitit 2002./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kishin mbushur furgonin me emigrantë të paligjshëm, ndalohen dy persona! Ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Story i radhës

Menopauza dhe dieta: kush tha që nuk mund të zvogëloni belin?

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë