VLEN: Zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin!

December 17, 2024
1 minut lexim

Aksionet policore në goditje të korrupsionit dhe krimit të organizuar janë dëshmi se lufta ndaj personave të kriminalizuar do të jetë e pakompromis dhe nga tani e tutje do të ketë zero tolerancë, pa dallim etnie apo pozite. Partia nongrata BDI po e përfundon regjimin e saj në mënyrën më të keqe të mundshme!

Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi dhe klika e BDI-së shfrytëzoi çdo ditë të këtyre dy dekadave për të pasuruar xhepat, për të vjedhur dhe për të abuzuar me pushtetin, duke u bërë sinonim i krimit dhe korrupsionit. Sot, pasojat janë të qarta, mijëra shqiptarë janë detyruar të braktisin vendin e tyre për një jetë më të mirë.

VLEN është e vendosur të mbështesë një luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të ndershëm që ndalon këtë eksod dhe siguron një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar.

Që nga momenti kur jemi bërë pjesë e Qeverisë, kemi hasur në shkelje të rënda dhe parregullsi në çdo fushë dhe institucion. Pavarësisht këtyre sfidave, VLEN po punon me përkushtim të plotë për ta shndërruar këtë sistem të dështuar në një sistem funksional dhe efektiv, që u shërben qytetarëve dhe jo grupeve të interesit.

Përshëndesim zgjimin e prokurorisë, e cila më në fund duket se po fillon të bëjë punën e saj në përputhje me ligjin dhe pritshmëritë e qytetarëve. Ikja nga drejtësia e liderëve të bixhozit, hijes së Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, të prezantuar si “të pastër si loti”, është një konfirmim tjetër se sa shumë ata kanë keqpërdorur pushtetin.

U garantojmë të gjithë qytetarëve se ata që kanë ushtruar detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm nuk kanë asgjë për t’u frikësuar. Koha e montimeve dhe eliminimeve politike ka përfunduar. Institucionet janë të përkushtuara të trajtojnë çdo rast në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, duke u fokusuar te shkelësit e ligjit, pa bërë dallime.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI: 5 Fëmijë të vdekur në më pak se dy muaj – Koha për Përgjegjësi!

Story i radhës

5 Fëmijë të vdekur në më pak se dy muaj – Koha për Përgjegjësi!

Të fundit nga

ShkoLartë