IMG 20260510 WA0010

VLEN: Vizion i ri politik për shqiptarët – shtet ligjor, orientim evropian dhe zhvillim ekonomik

May 10, 2026
min lexim

Më 9 maj, në një datë me simbolikë të veçantë për të ardhmen europiane, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shënoi një moment të rëndësishëm. Ideja që dikur u vu në dyshim, rrugëtimi që u sfidua dhe bashkimi që u pengua nga shumëkush, mori formë të plotë dhe u bë realitet politik.

VLEN, nga një bashkëpunim mes pesë subjekteve, u shndërrua në një trup të vetëm politik.

Ky nuk ishte vetëm një vendim organizativ, por një akt përgjegjësie ndaj shqiptarëve dhe një dëshmi se kur interesi i përbashkët vendoset mbi interesat e ngushta, politika prodhon zgjidhje, jo përçarje.

VLEN doli me një vizion të qartë: politikë në shërbim të njeriut. Një qasje që nuk ushqehet me frikë dhe ndarje, por ndërtohet mbi dinjitet, barazi, punë dhe përgjegjësi.

Platforma politike e VLEN-it u prezantua si një drejtim i qartë:

– për barazi reale të shqiptarëve në çdo institucion;

– për shtet ligjor dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit;

– për ekonomi që mbështet sipërmarrësit, bizneset familjare dhe të rinjtë;

– për arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe mundësi të barabarta për çdo student;

– për administratë efikase, digjitale dhe në shërbim të qytetarit;

– për ruajtje dhe zhvillim të kulturës dhe identitetit shqiptar;

– për një shtet funksional ku Marrëveshja e Ohrit zbatohet në thelb, jo vetëm në letër.

Në Kongres u theksua se shqiptari në Maqedoninë e Veriut nuk kërkon privilegje, por barazi; nuk kërkon retorikë, por mundësi; nuk kërkon mëshirë, por drejtësi dhe integritet.

Filozofia politike e VLEN-it u përcaktua qartë: qendër e djathtë në vlera, moderne në qasje dhe e vendosur në mbrojtjen e interesit qytetar.

VLEN u pozicionua si një forcë politike që nuk do të matet me fjalë, por me rezultate konkrete në ekonomi, arsim, infrastrukturë dhe funksionalitet institucional.

Mbajtja e Kongresit në Ditën e Evropës i dha këtij bashkimi një simbolikë të veçantë, duke riafirmuar orientimin për një Maqedoni të Veriut europiane, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Me këtë bashkim nuk u mbyll një kapitull, por u hap një i ri:

– një kapitull ku politika shqiptare nuk është më e fragmentuar, por e organizuar;

– një kapitull ku energjia politike shndërrohet në fuqi institucionale;

– një kapitull ku të rinjtë, profesionistët dhe qytetarët bëhen pjesë e vendimmarrjes.

Mbi 850 delegatë e vulosën këtë rrugëtim.

Mesazhi që doli nga Kongresi është i qartë:

VLEN nuk është më vetëm një koalicion.

VLEN është një.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kapan hani ne harrese kontesti pronesor po e shuan trashegimine e carshise se shkupit 6a003e0f30292
Lajmi i mëparshëm

Kapan Hani në harresë, kontesti pronësor po e shuan trashëgiminë e Çarshisë së Shkupit

pakistan vriten 12 oficere policie autoret i vendosen eksploziv komisariatit 6a005009a9638
Lajmi i radhës

Pakistan/ Vriten 12 oficerë policie, autorët i vendosën eksploziv komisariatit

Të fundit nga

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e
ShkoLartë