vlen viti i ri shkollor me me shume lehtesi per nxenesit me pak shpenzime per prinderit 6a8976457785a

VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit

August 22, 2026
1 minut lexim
vlen 1

Fillimi i vitit shkollor sjell gëzim për fëmijët, por edhe shpenzime të shumta për prindërit. Pikërisht për t’ua lehtësuar këtë barrë familjeve, VLEN, përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”, me zbritje deri në 15 për qind për pajisjet shkollore.

 

Në këtë masë do të përfshihen çantat, fletoret, lapsat, markerat, blloqet e vizatimit dhe produkte të tjera bazë që u nevojiten nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor.

 

Kjo është një tjetër masë konkrete e VLEN-it në Qeveri, me të cilën politika kthehet në ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët. Në vend të premtimeve, fokusi është te masat që ua lehtësojnë jetën familjeve dhe ulin shpenzimet në periudha kur ato kanë më shumë nevojë për mbështetje.

 

Produktet do të jenë të shënuara qartë në shitore, ndërsa zbritja do të aplikohet direkt në arkë dhe do të pasqyrohet në kuponin fiskal.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk gjate 24 oreve jane regjistruar 27 zjarre nente jane aktive dhe dy nen kontroll 6a8974e622b14
Lajmi i mëparshëm

QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, nëntë janë aktive dhe dy nën kontroll

ngritet aktakuze ndaj pilotit kroat dhe partneres se tij serbe qe spiunuan per situaten ne kosove 6a898cb3d8cf8
Lajmi i radhës

Ngritet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në Kosovë

Të fundit nga

TVSH-ja e dizelit ulet nga 18 në 10%

Qeveria solli Vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të rritjes së madhe të çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, në kushtet e gjendjes së krizës
ShkoLartë