vlen per zgjedhjet e parakohshme jemi forca e dyte politike ne vend qeveria ka shumice stabile 69fa4f4d7c989

VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

May 5, 2026
1 minut lexim
2024 07 vlen 1 png

VLEN ka reaguar në lidhje me kërkesat e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme, të cilat u shfaqën sot pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se së shpejti do të ketë zgjedhje.

Nga VLEN thonë se ata janë në fazën përfundimtare të shkrirjes në një parti dhe se janë forca e dytë politike në vend.

“VLEN është në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, duke e forcuar edhe më tej pozitën e tij si forcë dominuese në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Kësisoj, edhe zyrtarisht konfirmohet si forca e dytë politike në vend. Qeveria ka shumicë stabile dhe të konsiderueshme, me tendencë që të zgjerohet edhe më tej”.

“Edhe rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale e dëshmojnë qartë këtë, pasi VLEN fitoi 10 komuna, përkatësisht rreth 80% të komunave me shumicë shqiptare. Kjo është dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme se ku qëndron besimi i qytetarëve”.

“Vlerësojmë se fokusi kryesor duhet të jetë realizimi i politikave që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve dhe forcojnë funksionet shërbyese të pushtetit ekzekutiv”, thonë nga VLEN.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aktori i euphoria jacob elordi peson demtim serioz ne kembe 69fa4822da8fe
Lajmi i mëparshëm

Aktori i “Euphoria” Jacob Elordi pëson dëmtim serioz në këmbë

rrustemi abdixhiku e kishte ekzistenciale deshtimin e zgjedhjes se presidentit 69fa622c29e11
Lajmi i radhës

Rrustemi: Abdixhiku e kishte ekzistenciale dështimin e zgjedhjes së presidentit

Të fundit nga

ShkoLartë