vlen pas 23 vitesh pritje zvarritjesh dhe premtimesh boshe perfaqesimi i drejte dhe adekuat po behet ligj 6a15a924d6262

VLEN: Pas 23 vitesh pritje, zvarritjesh dhe premtimesh boshe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po bëhet ligj

May 26, 2026
1 minut lexim

Treni tashmë ka nisur dhe nuk ndalet. Pas 23 vitesh pritje, zvarritjesh dhe premtimesh boshe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po bëhet ligj dhe procesi tashmë është futur në procedurë parlamentare.
Ky është një moment historik për shqiptarët dhe për konceptin e barazisë institucionale në shtet. Ligji ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias, është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ka kaluar të gjitha filtrat politikë e juridikë vendorë dhe ndërkombëtarë. Kjo tregon qartë se bëhet fjalë për një zgjidhje serioze, të qëndrueshme dhe juridikisht të mbrojtur.
Për vite me radhë shumë flisnin për të drejtat e shqiptarëve, por askush nuk pati guximin apo vullnetin politik ta çojë procesin deri në fund. Sot, kur procesi po konkretizohet realisht, disa grupacione po përpiqen të krijojnë mjegull përmes deklaratave të vonuara për media dhe reagimeve emocionale. Por qytetarët e kuptojnë dallimin mes atyre që vetëm flasin dhe atyre që marrin vendime konkrete.
Çdo tentativë për ta relativizuar këtë proces mbetet vetëm zhurmë politike dhe kërkim i vëmendjes mediatike. Faktet janë të qarta: procedura ka nisur, mbështetja juridike ekziston dhe vullneti politik është i palëkundur.
Sot nuk është koha e propagandës, por e rezultateve. Dhe rezultati më i madh është se një padrejtësi 23-vjeçare po merr fund.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

izraeli i kunderpergjigjet ofensives se hezbollahut nis vale sulmesh ne liban 6a15a0483723d
Lajmi i mëparshëm

Izraeli i kundërpërgjigjet ofensivës së Hezbollahut, nis valë sulmesh në Liban

npk tetova ne aksion per pastrimin e varezave te deshmoreve dhe oboreve te
Lajmi i radhës

NPK Tetova në aksion për pastrimin e varezave të dëshmorëve dhe oboreve të xhamive!

Të fundit nga

ShkoLartë