vlen ne qeveri ahmeti ne click le te jete gabimi i fundit qe partite shqiptare hyjne ne qeveri pa legjitimitet 6a7a4ced88551

VLEN në Qeveri, Ahmeti në Click: Le të jetë gabimi i fundit që partitë shqiptare hyjnë në Qeveri pa legjitimitet

August 11, 2026
1 minut lexim

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ftuar në emisionin Click në RTV21, kritikoi VLEN-in për hyrjen në Qeveri, siç thotë Ahmeti pa legjitimitet. Ahmeti tha se ky le të jetë gabimi i fundit që partitë shqiptare hyjnë në Qeveri pa legjitimitet. Ahmeti tha se VLEN-i e shiti lëkurën shumë lirë. Mes tjerash Ahmeti theksoi se si BDI ka udhëhequr një dekadë me VMRO-në dhe një dekadë me LSDM, por siç tha pa marrëveshje nuk ka hyrë në Qeveri.

“Fatkeqësia është pse shqiptarët të jenë pjesëmarrës në këto lojëra kaq denigruse për shqiptarët dhe uroj dhe lus Zotin që këtë gabim partitë politike shqiptare të mos e përsërisin në të ardhmen. Se sa e kanë kuptuar ata duhet të sqarohen, sepse e shitën lëkurën aq lirë. Unë kam qeverisur një dekadë me VMRO-në dhe një dekadë me LSDM, por pa marrëveshje unë nuk kam hyrë në bashkëqeverisje. Mbase nuk kam shkuar me hapa gjigand, por kam shkuar me hapa aritmetikor, për çdo mandat kam zgjeruar të drejtat që u takojnë shqiptarëve duke pasur për bazë Marrëveshjen e Ohrit. Dhe nuk kam shkuar duke i minimizuar të drejtat për shqiptarët. Në vazhdimësi ka shkuar përfaqësimi i shqiptarëve, nga 1-2% përfaqësimi i shqiptarëve në institucione sot është 22-23% që ka akoma hapësirë pët t’u avancuar, por këta kanë shkuar dhe kanë denigruar sepse i kanë hequr shqiptarët jo rezident i kanë hequr nga përqindja nga 29,7% zyrtarisht sa është rezultati i regjistrimit i kanë kthyer në 23-24%. Po të kishin lëvizuar, apo pa ta kishin mbajtur situatën aty ku e lam do të ishte sukses për shqiptarët. Mirëpo situata ka degraduar aq shumë dhe neve na duhet shumë energji për të harxhuar për të arritur gjendjen e dëshirueshme brenda vendit. Unë nuk kërkoj të bëjnë sa kishim bë na, sepse e gjeta me zero këtë pushtet e lash me kryeministër shqiptar”, tha mes tjerash kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Click në RTV21.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen ne qeveri ahmeti ne click le te jete gabimi i fundit qe partite shqiptare hyjne ne qeveri pa legjitimitet 6a7a4ced88551
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti e arsyeton Ramën për non gratat ndaj Bekir Halimit dhe Valon Belës

e rende ne prishtine burri gjendet pa shenja jete ne rruge 6a7ad3f7d5f9f
Lajmi i radhës

E rëndë në Prishtinë: Burri gjendet pa shenja jete në rrugë

Të fundit nga

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë