Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka deklaruar se kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, po merr mbështetje të madhe nga banorët e Miletinës.
Përmes një njoftimi, Azizi e cilësoi këtë mbështetje si dëshmi të besimit, unitetit dhe vullnetit për fitore, duke u bërë thirrje aktivistëve për mobilizim dhe angazhim deri në përfundim të procesit zgjedhor.
“Mbështetja e madhe e Miletinës për Jakup Huseinin është dëshmi e besimit, unitetit dhe vullnetit për fitore!”, ka shkruar Azizi.
Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të secilit aktivist dhe të çdo vote, duke kërkuar që mbështetësit të qëndrojnë të bashkuar deri në momentin e fundit.
“Tani është koha të dëshmojmë forcën tonë, të mobilizohemi maksimalisht dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në momentin e fundit. Çdo aktivist është i rëndësishëm, çdo votë ka peshë dhe çdo angazhim na afron drejt fitores”, thuhet në reagimin e deputetit të VLEN-it.
Në fund të mesazhit, Azizi u bëri thirrje mbështetësve të votojnë për Jakup Huseinin, i cili garon me numrin 4 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
“Me Jakup Huseinin dhe numrin 4, drejt fitores së madhe në Bërvenicë! Përpara, me energji, entuziazëm dhe besim të plotë!”, përfundoi Azizi, duke shprehur bindjen për rezultat pozitiv në garën zgjedhore.
Burimi: alfax.mk

