osmani thumbon mickoskin a ndryshoi protokolli me bullgarine apo perkatesia etnike e ministrit 6ac966ed50e96

Osmani thumbon Mickoskin: A ndryshoi protokolli me Bullgarinë apo përkatësia etnike e ministrit?

October 10, 2026
1 minut lexim
att.GSxMrmu H KWwnEV3 s8ITUJjH1 Y7a4XkHHPOPd2Fk

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Hristijan Mickoski për Protokollin me Bullgarinë, duke vënë në pikëpyetje arsyet e kritikave ndaj tij.

Osmani rikujtoi se dokumenti ishte miratuar unanimisht nga Qeveria dhe kishte marrë mbështetjen e 67 deputetëve në Kuvend. Ai përmendi edhe një dokument të vitit 2019, të nënshkruar nga një ministër maqedonas, për të cilin, sipas tij, nuk ngrihen të njëjtat kundërshtime.

„Çfarë ndryshoi – protokolli apo përkatësia etnike e ministrit që e nënshkroi?“, pyeti Osmani.

Ai akuzoi se debati ngre pikëpyetje për mënyrën se si trajtohen qytetarët në bazë të përkatësisë etnike, duke shtuar se përgjegjësia e një kryeministri është të përfaqësojë të gjithë qytetarët, pa dallime etnike.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen mobilizohet ne bervenice azizi drejt fitores me jakup huseinin 6ac965a1369a3
Lajmi i mëparshëm

VLEN mobilizohet në Bërvenicë, Azizi: Drejt fitores me Jakup Huseinin

Të fundit nga

ShkoLartë