daniel craig blen nje pub 250 vjecar ne londer lokali thuhet se ka nje fantazme 6ac962fbebd6e

Daniel Craig blen një pub 250-vjeçar në Londër, lokali thuhet se ka një fantazmë

October 9, 2026
1 minut lexim

Daniel Craig, i njohur për rolin e James Bond, ka investuar në një pub historik në Londër, i cili thuhet se është i pushtuar nga fantazma e një xhelati.

Aktori 58-vjeçar është bërë bashkëpronar i lokalit “The Horseshoe”, në zonën e Clerkenwell, së bashku me tre miq të tij.

Mes bashkëpronarëve janë Nick Jones, pronar i Soho House, Charlie Carroll, themelues i rrjetit të restoranteve Flat Iron, dhe Justin O’Shea, drejtor krijues i markës së birrës Bad Belze, shkruan DailyMail.

Pub-i është rreth 250 vjet i vjetër dhe, sipas ish-pronares Pauline Tucker, bodrumi i tij përndiqet prej dekadash nga fantazma e një xhelati vendas.

Tucker ka treguar se pronarët e rinj nuk ishin informuar për historinë e pazakontë të lokalit gjatë shitjes.

Sipas saj, fantazma nuk shihet, por prania e saj ndihet. Craig, megjithatë, duket se e ka marrë me humor këtë rrëfim, duke bërë shaka se mund t’i lënë një birrë në bodrum, duke iu drejtuar fantazmës me emrin Gilbert.

Investimi ka edhe një lidhje personale për aktorin. Craig është rritur në bare, pasi prindërit dhe gjyshërit e tij drejtonin lokale në Cheshire. Ai ka kujtuar se kalonte shumë kohë mes klientëve dhe se pub-et ishin vende ku njerëzit mblidheshin për të biseduar dhe për të ndarë shqetësimet e tyre.

Aktori planifikon ta rinovojë “The Horseshoe”, por ka theksuar se nuk synon ta kthejë në një gastropub modern.

Ndërkohë, pas përfundimit të aventurës së tij si James Bond, Craig po përgatitet për projekte të reja në kinema, përfshirë adaptimin e Greta Gerwig të “The Chronicles of Narnia”, ku do të luajë xhaxha Andrew Ketterley. Ai interpretoi agjentin 007 në pesë filma, nga viti 2006 deri në vitin 2021.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perleshje ne burg 10 viktima dhe 16 te plgosur mes viktimave edhe 6ac962365c8a9
Lajmi i mëparshëm

Përleshje në burg, 10 viktima dhe 16 të pl*gosur, mes viktimave edhe…

vlen mobilizohet ne bervenice azizi drejt fitores me jakup huseinin 6ac965a1369a3
Lajmi i radhës

VLEN mobilizohet në Bërvenicë, Azizi: Drejt fitores me Jakup Huseinin

Të fundit nga

ShkoLartë