perleshje ne burg 10 viktima dhe 16 te plgosur mes viktimave edhe 6ac962365c8a9

Përleshje në burg, 10 viktima dhe 16 të pl*gosur, mes viktimave edhe…

October 9, 2026
1 minut lexim

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pas një përleshjeje në burgun “El Castillo”, në qytetin Mazatlan, në shtetin e Sinaloas të Meksikës, raportoi “Reuters”.

Ngjarja ndodhi dje gjatë orarit të vizitave familjare.

Sipas autoriteteve vendase, mes viktimave janë nëntë të burgosur dhe një familjar që kishte shkuar për vizitë në institucion.

Sipas raportimeve të medieve meksikane, viktima e mitur ishte një fëmijë dyvjeçar.

Të 16 personat e plagosur janë të burgosur dhe janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor, njoftuan autoritetet.

Pas përleshjes, forcat e ushtrisë, Gardës Kombëtare, marinës dhe strukturave të sigurisë së shtetit, ndërhynë për të rivendosur rendin në burg.

Autoritetet konfirmuan se situata ishte vënë nën kontroll.

Vizitat në burg u pezulluan përkohësisht, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet e përleshjes dhe rrethanat e vdekjes së dhjetë personave.

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e saktë të dhunës dhe mënyrën se si humbën jetën viktimat.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia do te mbylle kapitullin 20 reagon rama nis numerimi mbrapsht drejt objektivit historik 6ac961d272ac7
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

daniel craig blen nje pub 250 vjecar ne londer lokali thuhet se ka nje fantazme 6ac962fbebd6e
Lajmi i radhës

Daniel Craig blen një pub 250-vjeçar në Londër, lokali thuhet se ka një fantazmë

Të fundit nga

ShkoLartë