VLEN: Me emërimin e Berat Saliut kryeshef të vendkalimit kufitar “Bllacë”, bie poshtë makineria propaganduese e BDI-së

November 13, 2024
1 minut lexim


Nga VLEN thonë se me emërimin e Berat Saliut kryeshef të vendkalimit kufitar “Bllacë”, po bie poshtë propaganda e BDI-së se në vend të Naim Ramukës, kryeshef në këtë pikë kufitare do të emërohet një maqedonas. Nga VLEN thonë se me ardhjen e tyre në pushtet, “për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka ardhur koha e meritokracisë”.


“Me emërimin e Berat Saliut kryeshef të vendkalimit kufitar në Bllacë bie
poshtë makineria propaganduese e BDI-së që VLEN ka emëruar maqedonase në vend të Naim Ramukës. Vajtimet e BDI-së që Naim Ramuka u zëvendësua me një maqedonase, nuk ishin të sinqerta dhe nuk e kishin hallin e shqiptarëve. Ata me instalimin e frikës te qytetarët tentojnë të shpëtojnë nga përgjegjësia e krimit të tyre 20 vjeçar. Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që kanë kryer korrupsion dhe krim të organizuar ku rrjedhimisht kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht”, thuhet në reagimin e VLEN.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Propozim buxheti 2025/ Ahmeti: Në buxhet nuk janë paraparë 34.5 milionë eurot për UNT-në

Story i radhës

Presidenti Begaj takim me Kryesuesin e OSBE-së: Shqipëria do vijojë të mbështesë vlerat e të drejtave të njeriut

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë