vlen me afer se asnjehere me pare drejt shkrirjes ne nje parti te vetme politike 680b81c26c519

VLEN më afër se asnjëherë më parë drejt shkrirjes në një parti të vetme politike!

April 25, 2025
min lexim

Shkup, 25 prill – Nuk do mend që shqiptarët e duan bashkimin, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra e këtë e dëshmuan në zgjedhjet e fundit. Kur liderët e VLEN tejkaluan inatetet e interesat e tyre u bashkuan të gjithë në një koalicion populli i shpërbleu me fitore dhe pushtet. Sot VLEN është në pushtet, nevoja për tu shkrirë në një subjekt të vetëm është e padiskutueshme. Derisa ishte Taravari në VLEN shkrirja në një parti nuk diskutohej sepse mesa ngjanë tani ky mos unifikim në një parti ka qenë në agjendën e Taravarit. Meqë Taravari iku nga VLEN tani kanë filluar intenzvisht takimet e iniciativat për shkrirjen në një parti të vetme politike, shkruan Zhurnal.

VLEN-i drejtë bashkimit –

Dje në Strugë, koalicioni VLEN zhvilloi një mbledhje të përbashkët, ku u vendosën themelet e një bashkëpunimi të strukturuar politik për të ardhmen. Gjatë takimit, u mor vendimi për formimin e një Kryesie të përbashkët me 23 anëtarë – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të unitetit dhe organizimit politik të koalicionit.

Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Përpara qëndrojnë shumë punë, vendime të rëndësishme dhe mbi të gjitha – një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve. Qëllimi i koalicionit VLEN mbetet i qartë: t’i ofrojë Strugës dhe gjithë vendit një përfaqësim të denjë, dhe të ndërtojë një të ardhme me vizion dhe besim.

Mexhiti nga Struga: Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë –

Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë. Përfaqësim dinjitoz, efikas dhe me zë të fuqishëm në qeveri, në institucione dhe në çdo komunë. Kjo është bindja jonë e palëkundur në Lëvizjen Demokratike, pjesë përbërëse e koalicionit VLEN, dhe kjo është rruga që kemi zgjedhur ta ndjekim me përkushtim të plotë.

Sot, vendtakimi ynë ishte Struga. Qyteti ku ujërat e Drinit dhe fryma e poezisë bashkohen në një thirrje për unitet dhe vizion. Në këtë qytet me rrënjë të thella historike dhe me një shpirt të gjallë modern, ndjeva energjinë e njerëzve që presin ndryshim të vërtetë. Struga është gati, dhe ne jemi gati.

Në takimin me strukturat tona, analizuam sfidat e momentit dhe përcaktuam hapat konkretë për të forcuar më tej veprimin tonë politik. Ndërsa zgjedhjet lokale po afrohen, ndjehet gjithnjë e më shumë energjia dhe vendosmëria për fitore. Ka besim, ka vizion dhe mbi të gjitha ka një vullnet të qartë për të vazhduar me ndryshimin, që ka sjellë një qeverisje të drejtë dhe të denjë për çdo qytetar. Ky është angazhimi ynë. Kjo është rruga jonë. Dhe bashkë do ta çojmë deri në fund!

Ky është mesazhi që ka përçuar zëvëndëskryeministri, Izet Mexhiti, pas takimit me krerët tjerë të VLEN-it. Nga kjo kuptohet qartësisht mesazhi që ka dërguar Mexhiti dhe vendosmëria e tij që vetëm të bashkuar mund të arrijnë fitoren e kërkuar nga shqiptarët, në mënyrë që të vjen ndryshimi edhe në pushtetin local, ngjashëm sikurse në atë qendror.

Bashkimi opozitës shqiptare në VLEN dha rezultat –

Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare në emërimin e përbashkët Lidhja Evropiane për Ndryshim ndikoi që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.

Lëvizja Besa si parti opozitare e fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Lëvizja Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë. Gjë që rezultoi suksesshëm edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare 8 maj

Nga ana tjetër Alternativa dhe Lëvizja Demokratike së bashku reflektuan se qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrën numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, madje LD duke fituar bindshëm në zonën 1. Kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikoi në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë. Dhe, ky rezultat nuk duhet të shkoj për huç por duhet të jetë forcë shtytëse drejt krijimit të një partie të fuqishme në bllokun shqiptarë.

Kujtojmë që, bashkimi opozitarë ishte një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe ndikoi në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe ishin pro secilit bashkim. Dhe, kur një koalicion i tillë ndikoi qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve për opozitën shqiptare mund të paramendohet çfarë do të sjellë krijimi i një partie të vetme.

Do të ketë fuqizim, një lider, një ide, një qëllim, e të gjitha këto do të harmonizohen vetëm me shkrirjen e VLEN në një parti. Pjesën tjetër do ta vlerësojnë vetë qytetarët, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga bajraktarizmi i stërtepruar duke prodhuar lider mëhallash, tani është momenti i duhur për të bërë ndryshimin e duhur. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

gjuajtje me arme ne duqanxhik dyshohet per viktime afer stacionit te policise 680b81c03267e
Story i mëparshëm

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

pd e kallezoi ne spak reagon kryetari i bashkise maliq kemi pezulluar te gjitha punesimet e reja 680b87251c921
Story i radhës

PD e kallëzoi në SPAK, reagon kryetari i bashkisë Maliq: Kemi pezulluar të gjitha punësimet e reja!

Të fundit nga

ShkoLartë