Kostovski po përmbush premtimet: Komuna e Butelit po shndërrohet në një komunë të gjelbër, të pastër dhe të rregulluar mirë

May 14, 2025
1 minut lexim

Komuna e Butelit, nën drejtimin e kryetarit Darko Kostovski, po dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve me realizimin e çdo premtimi të dhënë. Aksioni pranveror për kositje, pastrim dhe sistemim të hapësirave të gjelbra vazhdon me intensitet të lartë në të gjitha lagjet e komunës.

Sot, ekipi komunal ishte aktiv në lagjen Shkup Veri, ku po punohet në rregullimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit. Hapësirat përreth shkollave, çerdheve, terreneve sportive dhe parqeve janë në proces të kositjes dhe pastrimit, ndërsa pemët po krasiten për të siguruar siguri dhe estetikë në çdo kënd të komunës.

“Po kujdesemi që çdo pjesë e Butelit të jetë e pastër, e gjelbër dhe e rregulluar. Ekipi im dhe unë jemi në terren çdo ditë, 24/7, për t’u shërbyer qytetarëve tanë,” ka shkruar kryetari Kostovski në faqen e tij zyrtare në facebook, duke nënvizuar se kjo është vetëm një nga shumë iniciativat për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunën me të cilën ai udhëheq.

Sipas Kostovski ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synimin që çdo hapësirë publike të jetë e përshtatshme, e sigurt dhe e këndshme për banorët e të gjitha moshave.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zgjedhja e guvernatorit të ri të Bankës Popullore më 20 maj në seancë plenare

Story i radhës

BIRN: Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

Të fundit nga

Befasi kush e kërkon Granit Xhakën

Igli Tare ka nisur nga puna për merkaton e Milanit. Drejtori sportiv ka “piketuar” objektivat për këtë dritare transferimesh, duke mos munguar edhe emrat e shqiptarëve, ashtu siç pritej. Pas Berat Gjimshitit,
ShkoLartë