VLEN: Grubi, pasqyrë e arrogancës së BDI-së non grata

January 8, 2025
1 minut lexim

Lajmi se non grata Artan Grubi përballet me shkarkim nga Universiteti i Tetovës për mungesa të paarsyeshme është pasqyrë e qartë e kulturës së papërgjegjshmërisë dhe arrogancës që BDI ka kultivuar prej dekadash. Si mund një person që as detyrën akademike nuk e ka përmbushur dot, të përpiqej të shesë moralin politik dhe të flasë për përgjegjësi publike?

Artan Grubi, i njohur për të kaluarën e tij problematike dhe për akuzat që lidhen me arratisjen nga drejtësia, nuk përmbush kriteret morale dhe profesionale për të ligjëruar para studentëve. Universiteti është një institucion që duhet të promovojë integritetin, përgjegjësinë dhe respektin ndaj ligjit. Një person që ka shmangur përballjen me drejtësinë dhe që përfaqëson një model të kundërt me këto vlera nuk mund të jetë një shembull pozitiv për të rinjtë, andaj vendimi i Universitetit për të shkarkuar nga puna non grata Artan Grubin është mëse i duhur. Koalicioni VLEN edhe më parë ka njoftuar opinionin e gjerë se nota mesatare e Grubit nga studimet deridiplomike është 7, me çka një student i këtij kalibri nuk mund të dalë para studentëve.

Kredibiliteti akademik nuk matet vetëm me fjalime, por me përkushtimin ndaj parimeve etike dhe respektimin e normave të shoqërisë, të cilat Grubi duket se i ka minuar gjatë karrierës së tij.

Kjo situatë është një reflektim i qartë i kulturës së papërgjegjësisë që ka kultivuar BDI non grata gjatë viteve. Përfshirja e personave me të kaluar të diskutueshme në pozita publike dhe akademike tregon mungesën e një standardi moral dhe profesional nga kjo parti. Në vend që të promovojë meritokracinë dhe përgjegjësinë, BDI non grata ka lejuar që figura të përfshira në polemika dhe dyshime për integritet të përfaqësojnë politikën dhe institucionet, duke dëmtuar jo vetëm besimin e qytetarëve, por edhe vetë themelet e shoqërisë demokratike.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbyllet Administrata Tatimore Serbe në Mitrovicën e Veriut, hapet rast për falsifikim dokumentesh

Story i radhës

Bitcoin përballet me presion shitje në një periudhë afatshkurtër

Të fundit nga

Ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Kudiçini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga
ShkoLartë