bitcoin perballet me presion shitje ne nje periudhe afatshkurter 677e4ac79d383

Bitcoin përballet me presion shitje në një periudhë afatshkurtër

January 8, 2025
1 minut lexim

Bitcoin është nën presion afatshkurtër ndërsa kushtet makroekonomike së bashku me sentimentin po pengojnë trendin e rritjes që nisi prej muajit Nëntor.

Pavarësisht se arriti rekordin e 108 mijë dollarë në Dhjetor, Bitcoin ka humbur terren pasi dollari Amerikan u forcua, luhatja e kriptomonedhës u shtua dhe tregtuesit janë më të matur.

Themeluesi dhe CEO i firmës së investimit në kripto Asymmetric, Joe McCann, tha se ka adoptuar një strategji të rënies së bitcoin në një periudhë afatshkutër por të rritjes për një periudhë afatgjatë.

Ai vuri theksin tek sinjalet e tregut, përfshirë konferencën për mediat të Rezervës Federale më 18 Dhjetor dhe lëvizjes së Indekstit të Luhatjes (VIX).

Në të njëjtën ditë që Rezerva Federale Amerikane shkurtoi interesat me 25 pikë, Indeksi i Dollarit (DXY) u forcua në mënyrë të papritur duke thyer nivelet disa vjeçare të rezistencës.

“Konceptualisht, një gjë e tillë nuk ka kuptim,” shkruante McCann në rrjetin social Twitter duke thënë se dollari dobësohet në skenarë të tilla.

Duke parë përpara, analistët sugjerojnë se rrugëtimi i Bitcoin do të mbetet e lidhur me kushte më të gjera makroekonomike, duke përfshirë politikën e Rezervës Federale dhe performancën e dollarit amerikan.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vlen sela u be zedhenesi i heshtur i ahmetit 6737b5aed0040
Story i mëparshëm

VLEN: Grubi, pasqyrë e arrogancës së BDI-së non grata

gjysmefinalja e kupes se spanjes sonte bilbao ballafaqohet me barcelonen 677e4b7e1fb87
Story i radhës

Gjysmëfinalja e Kupës së Spanjës, sonte Bilbao ballafaqohet me Barcelonën

Të fundit nga

Kylie Jenner zjarr me të brendshme

Kylie Jenner vendosi një ekran të këndshëm ndërsa u zhvesh me të brendshme për të promovuar koleksionin më të fundit nga marka e saj e veshjeve Khy. Manjati i grimit, 27 vjeç,
ShkoLartë