vlen fronti i ahmetit ne kembe te qelqta 67c829a3d1406

VLEN: Fronti i Ahmetit në këmbë të qelqta

March 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 mars – Asgjë më nuk varet nga Ali Ahmeti. Autoriteti i Ali Ahmetit është shkatërruar pas skandaleve të lidhura me Artan Grubin. Pas gjithë këtyre ngjarjeve, ai nuk ka më mundësinë të imponojë asnjë zgjidhje apo të konsolidojë radhët, sepse askush nuk beson më se do të kthehen shpejt në pushtet.

Dëshpërimi ka shkuar deri aty sa të çon inate edhe me administratën amerikane, duke i mbajtur afër dhe justifikuar sjelljen e kuadrove të BDI-së që janë në lista të zeza. Skenarit për bojkot dhe planeve për provokimin e incidenteve ditën e zgjedhjeve i ka paraprirë një përçarje e brendshme në frontin e BDI-së.Prandaj, në vend që të defokusojë opinionin me shqetësim të rrejshëm për gjuhën shqipe, BDI duhet të përgjigjet: A i ka thënë Ahmeti Selës se nuk mund të heqë dorë nga shërbimet e Ramiz Merkos? A është e vërtetë që Artan Grubi qëndron pas Ramiz Merkos për shkak të pazareve të tyre të ndërsjella? A është e vërtetë që Zijadin Sela i është kërcënuar se do të bojkotojë zgjedhjet lokale në Strugë nëse Ramiz Merko nuk përjashtohet nga BDI?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do ta vërtetojnë atë që po themi: pas përpjekjes për të shkaktuar krizë politike fshihet frika nga humbja, për shkak të përplasjeve të brendshme që synojnë të mbrojnë ish-funksionarët e korruptuar të BDI-së dhe njerëzit e tyre të afërt. Skenari i bojkotit nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturin “deshqiptarizim”, për të cilin BDI po mashtron. Populli shqiptar e ka kuptuar këtë mashtrim politik dhe do ta ndëshkojë ashpër këtë tradhti në zgjedhjet e ardhshme.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

opera lancon nje agjent ai qe kryen veprime ne shfletues 67c827c9cd4f5
Story i mëparshëm

Opera lançon një agjent AI që kryen veprime në shfletues

personi paraqet nje rrezikshmeri shoqerore mjaft te larte veliaj per pretendimin e prokurorit ai qe mbjell peme e nderton shkolla duhet futur ne burg 67c82e949384b
Story i radhës

“Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë”, Veliaj për pretendimin e prokurorit: Ai që mbjell pemë e ndërton shkolla duhet futur në burg

Të fundit nga

Abdixhiku konfirmon rikthimin e Blerim Kuqit në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka
ShkoLartë