vlen fmn ja dhe banka boterore rrisin parashikimet per ekonomine tone 6ad0de2354580

VLEN: FMN-ja dhe Banka Botërore rrisin parashikimet për ekonominë tonë!

October 15, 2026
1 minut lexim

Partia VLEN ka vlerësuar se parashikimet e reja të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore për rritjen ekonomike, si dhe investimet në infrastrukturën rrugore, janë tregues të zhvillimeve pozitive ekonomike në vend.
Ata thonë se, FMN-ja ka rritur parashikimin e rritjes ekonomike nga 3,1 në 3,5 për qind, ndërsa Banka Botërore nga 2,9 në 3,2 për qind. VLEN-i ka theksuar gjithashtu projektet në autostradën Shkup–Bllacë dhe në Korridorin 8, si dhe uljen e inflacionit dhe mbështetjen për bizneset vendore.
“FMN-ja nga 3,1 në 3,5 për qind, Banka Botërore nga 2,9 në 3,2 për qind. Të dyja këto institucione presin rritje më të lartë ekonomike këtë vit.
Autostrada Shkup–Bllacë është pritur me dekada. Ne do t’ia vëmë PIKËN!
Në Korridorin 8, nga Tetovë–Gostivar deri në Kërçovë–Ohër, po punohet. Më 12 tetor vumë gurthemelin edhe për Bukojçan–Kërçovën, që plotëson lidhjen e Pollogut me Kërçovën dhe Ohrin, drejt Shqipërisë dhe porteve të Adriatikut.
Inflacioni nga 4,5 për qind në maj të vitit 2024, në 2,7 për qind këtë shtator.
Përkrahja për bizneset vendore dhe hapja e vendeve të punës mbeten kryefjala jonë.
VLEN-i n’punë!”, thuhet në komunikatën e partisë VLEN.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndryshime ne qeveri kasami paralajmeron takim me mickoskin per postet drejtuese 6ad0c357f3a50
Lajmi i mëparshëm

Ndryshime në Qeveri? Kasami paralajmëron takim me Mickoskin për postet drejtuese

aki kumanove shqipja smund te anashkalohet dhe pastaj te justifikohet me projektet e se kaluares 6ad0df7470a13
Lajmi i radhës

AKI, Kumanovë: Shqipja s’mund të anashkalohet dhe pastaj të justifikohet me projektet e së kaluarës!

Të fundit nga

ShkoLartë