ndryshime ne qeveri kasami paralajmeron takim me mickoskin per postet drejtuese 6ad0c357f3a50

Ndryshime në Qeveri? Kasami paralajmëron takim me Mickoskin për postet drejtuese

October 15, 2026
1 minut lexim
kasami 1

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar ndryshimet dhe plotësimin e pozitave qeveritare dhe drejtuese në institucione.

Sipas Kasamit, në fokus të takimit mes partnerëve të koalicionit do të jenë postet e zëvendësministrave, drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, aty ku paraqitet nevoja për emërime të reja apo zëvendësime.

“Besoj se brenda javës së ardhshme do të zhvillojmë takimin e radhës me kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, si partner koalicioni, ku do të diskutojmë për plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, por edhe për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët në institucionet ku nevojiten ndryshime”, deklaroi Kasami.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Ferati Dominika Krois 4
Lajmi i mëparshëm

Ministri Ferati dhe Dominika Krois diskutojnë për reformat dhe çështjen e sigurisë së vendit

Të fundit nga

ShkoLartë