VLEN: Është koha që BDI të bëjë një veting të vërtetë, edhe atë duke filluar nga Bujar Osmani

February 24, 2025
min lexim

BDI vazhdon të përpiqet ta mashtrojë opinionin me premtimet e tyre të rreme për veting dhe “pastrim të brendshëm”. Por, nëse vërtet duan të luftojnë korrupsionin, le të fillojnë nga Bujar Osmani, njeriu që çuditërisht u shpëtua nga përgjegjësia gjyqësore.

BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë se kush e shpëtoi Bujar Osmanin nga ndëshkimi gjyqësor.
Lënda e ngritur nga PSP kundër tij përfundoi në mënyrë misterioze pa proces gjyqësor! Kush ishin ata që e mbrojtën dhe pse institucionet heshtin? Kush e ndihmoi të shpëtojë nga akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të funksionit? Kujt i detyrohet Bujar Osmani për lirinë e tij, këtë duhet ta sqarojë BDI.

BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë nepotizmin e Bujar Osmanit.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kuadrot nuk u përzgjodhën sipas kritereve profesionale, por sipas lidhjeve personale me Bujar Osmanin dhe shokun e tij, Artan Grubin. Janë punësuar miq, të afërm dhe shokë, e jo kuadro të afta dhe të kualifikuara.

BDI, në vetingun e saj, le të hetojë edhe tenderët që Bujar Osmani i dha për firmat partiake.

Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua në një qendër korrupsioni, ku u dhanë tenderë miliona eurosh për firma të afërta me BDI-në. Firmat e kolegëve të tij partiakë morën tenderë me shuma milionëshe për ngjarje që zgjatën vetëm një ose dy ditë. Është e rëndësishme që BDI të zbulojë se ku përfunduan ato para.

BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë nëse Bujar Osmani ishte ministër apo thjesht një hije dhe shok i Artan Grubit?

Bujar Osmani ishte ndërmjetësi i mesazheve midis Shkupit dhe Budapestit, duke sjellë marrëveshje të fshehta për rikthimin e Nikolla Gruevskit. Le të hetojë BDI se çfarë politikash përfaqësonte Bujar Osmani për veten, për ish-partnerët e tij të koalicionit apo për shqiptarët që i harroi. Është e rëndësishme të dimë nëse Bujar Osmani ishte thjesht një ekzekutues i skenarit të vetëvrasjes politike të BDI-së, të orkestruar nga Artan Grubi.

Nëse BDI dëshiron me të vërtetë pastrim, le të mos shtiret sikur do të pastrojë figurat e vogla në degët e saj. Le të fillojë nga figurat më të mëdha korruptive! Populli nuk u beson më premtimeve tuaja të rreme!

Është koha për fytyra të reja dhe pa trashëgimi korruptive!

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Alibaba do të investojë më shumë se 52 miliardë dollarë në AI në 3 vitet e ardhshme

Story i radhës

Gjyqtari Mervan Bejtullahu i pranon gabimet, kërkon falje publike

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë