IMG 20260529 WA0008

VLEN: Blerim Bexheti heshti 1058 ditë, sot tenton t’i mashtrojë studentët shqiptarë

May 29, 2026
min lexim

Ka një pyetje të thjeshtë për të cilën Blerim Bexheti i detyrohet përgjigje çdo studenti, juristi dhe qytetari shqiptar: çfarë bëri për 1058 ditë sa ishte ministër i Drejtësisë që provimi i jurisprudencës të mund të jepej edhe në gjuhën shqipe?

Përgjigjja është e dhimbshme, por e qartë: ASGJË!

Plot 1058 ditë në krye të Ministrisë së Drejtësisë, me kompetenca të plota, me pushtet të plotë dhe me mundësi të plotë për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk e bëri. Heshti. E la problemin të hapur dhe sot përpiqet të paraqitet si mbrojtës i një kauze që vetë e braktisi kur ishte ministër.

Por kjo nuk është as hera e parë dhe as e fundit që Blerim Bexheti dhe BDI kanë dështuar në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.
Qytetarët nuk e kanë harruar as bisedën e publikuar ku, në komunikim me Musa Xhaferin, dëgjohet shprehja famëkeqe: “Ajde se një shqiptar ma pak në prokurori nuk na çon në Xhenet.”
Kjo fjali nuk është lapsus. Kjo fjali është mënyra se si janë trajtuar shqiptarët për vite me radhë nga ata që ditën të flasin në emër të kombit, ndërsa natën i shesin pozitat e shqiptarëve.

Prandaj nuk është rastësi që nuk e zgjidhën as çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Nuk është rastësi që vendet e punës që u takonin shqiptarëve shpesh përfundonin në pazare politike me pushtetin e atëhershëm dhe me rrjetet e Nikolla Gruevskit e Sasho Mijallkovit. Sot, të njëjtët njerëz dalin para kamerave dhe mbajnë ligjërata për të drejtat kombëtare. Por shqiptarët nuk harrojnë.

Prandaj, para se Blerim Bexheti të flasë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duhet t’u tregojë shqiptarëve pse nuk e zgjidhi për 1058 ditë sa ishte ministër. Para se të akuzojë të tjerët, duhet të shpjegojë pse një problem që mund ta zgjidhte vetë, e la peng për vite të tëra.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për patriotë me afat zgjedhor. Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësues që nuk i shesin interesat e tyre për karrige, pazare dhe mbijetesë politike.

VLEN nuk do të lejojë që padrejtësitë e trashëguara nga e kaluara të mbeten peng i gjeneratave të reja. Ne jemi të vendosur që, një nga një, t‘i zgjidhim çdo problem që për vite me radhë është lënë pas dore nga ata që kishin pushtetin, por jo vullnetin për të vepruar. Studentët, juristët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë meritojnë zgjidhje konkrete, jo patriotizëm të rremë dhe kauza të përdorura për konsum politik. Koha e mashtrimeve ka përfunduar.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

23 vjecari nga rajoni i tetoves gjendet i vdekur ne nje liqen te austrise 6a1982cd432b3
Lajmi i mëparshëm

23 vjeçari nga rajoni i Tetovës gjendet i vdekur në një liqen të Austrisë

sulmi rus ne rumani vjen reagimi i pare nga rusia jemi ne lufte pergatituni 6a1994c59059f
Lajmi i radhës

Sulmi rus në Rumani, vjen reagimi i parë nga Rusia: Jemi në luftë, përgatituni

Të fundit nga

ShkoLartë