ALI AHMETI DHE ALEKSANDER VUCIQ VLEN

VLEN: AKI u shkrinë si plastelina

November 21, 2025
1 minut lexim

Opozita shqiptare sot ngjan si një çadër e vjetër që çahet sapo fryn era. Ajo që VLEN e ka paralajmëruar prej kohësh, sot është bërë realitet koalicioni me shirit ngjitës i quajtur AKI ka qenë mashtrimi më i madh politik i viteve të fundit. Largimet e njëpasnjëshme dhe kaosi i brendshëm tregojnë qartë se ky projekt nuk u ndërtua për shqiptarët, por për ambicie personale të paketuar me PR-trukun e “referendumit” për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve.

AKI nuk funksionoi asnjë ditë si opozitë serioze. Sot po shpërbëhet në sy të opinionit, gur më gur, figurë pas figure. Ikja e Menduh Thaçit, largimi i Arjanit Hoxhës, Krenar Llogës dhe braktisja e Ziadin Selës janë vetëm simptoma të një strukture të ndërtuar mbi interesat e individëve, jo mbi interesin e qytetarëve.

VLEN nuk gëzohet kur të tjerët shkatërrohen, por është e qartë se një opozitë që bëhet copa-copa e dëmton sistemin politik dhe e lë qytetarin pa alternativë. Shqiptarët meritojnë seriozitet, jo eksperimente të dështuara me shirit ngjitës.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmet izraelite ne gaza shkon ne 33 numri i viktimave 691fc9c3c05fa
Lajmi i mëparshëm

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

taksa e re e prones ne 2026 parashikohet regjistrimi i 2 5 mln pasuri te paluajtshme ja pse u shty dhe kur pritet te zbatohet 692016b635bf2
Lajmi i radhës

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

Të fundit nga

ShkoLartë