IMG 20260602 WA0013

VLEN: Ajo që nuk u bë për 25 vite, po realizohet për 25 muaj, Ansambli Shqiptar kompletohet me 45 vendime pune

June 2, 2026
1 minut lexim

Kuadri i VLEN-it, zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, së bashku me drejtorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, Jetmir Rexhepi, kanë finalizuar një prej proceseve më të rëndësishme për konsolidimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, njërit ndër institucionet më të rëndësishme dhe më përfaqësuese të kulturës shqiptare në vend.

Me nënshkrimin e pesë vendimeve të fundit të punësimit, është përmbyllur faza e tretë dhe e fundit e sistemimit të artistëve, duke e kompletuar Ansamblin me gjithsej 45 vendime pune.

Që në ditët e para, u zotuam se do t’a zgjidhim statusin e artistëve që kishin mbetur pa punë pas ndërprerjes së kontratave nga drejtuesit e mëparshëm. Sot, ky zotim është realizuar plotësisht.

Për VLEN-in, ky është një tjetër dëshmi se kur ekziston vullneti politik, rezultatet nuk mungojnë. Për më shumë se dy dekada, shumë probleme të artistëve dhe institucioneve kulturore shqiptare mbetën pa zgjidhje. Sot, pas vetëm 25 muajsh qeverisje, po realizohen procese që për 25 vite u lanë në harresë.

Kompletimi i Ansamblit me 45 vendime pune është investim në kulturën shqiptare, identitetin kombëtar dhe dinjitetin e artistëve tanë. Përveç këtyre punësimeve, gjatë kësaj periudhe në institucionet kulturore janë realizuar edhe mbi 80 punësime të tjera.

Ajo që nuk u bë për 25 vite, po realizohet për 25 muaj. Ky është dallimi mes politikës së premtimeve dhe politikës së rezultateve.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

711774742 122135330181028386 5157131922737215166 n
Lajmi i mëparshëm

Andonovski: Rikthim simbolik në vendin e nisjes së rrugëtimit politik

costa ne shkup pa ndryshime kushtetuese nuk ka negociata me be ne 6a1f1be1b6ead
Lajmi i radhës

Costa në Shkup: Pa ndryshime kushtetuese, nuk ka negociata me BE-në

Të fundit nga

ShkoLartë