Vjosa si Rugova

April 4, 2022
min lexim

Po bëhet një vit që nga koha kur Vjosa Osmani u bë Presidente e Kosovës. Është vetëm hera e dytë që një grua bëhet presidente e vendit dhe në përgjithësi e pesta në rolin e presidentit të vendit. Vjosa është Presidente e para, pas Rugovës, që merr numrin më të madh të votave dhe mbështetjes qytetare. Edhe pse presidenti i vendit nuk zgjidhet direkt nga populli, Vjosa me mbështetjen në zgjedhjet nacionale e konfirmuar si kandidate për president, mori mbi 200 mijë vota.

Tani, një vit pas duhet thënë se Vjosa Osmani e ka përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme rolin e saj si presidente, ajo ka ndikuar që të përmirësohet imazhi i presidentit të vendit, i dëmtuar shumë nga paraardhësi i saj. Askush si paraardhësi i Vjosës nuk e ka dëmtuar institucionin e presidentit më shumë, kështu që Vjosa ka pasur një punë të vështirë për të përmirësuar këtë imazh si dhe për të fituar besimin e qytetarëve. Jo vetëm kaq, por Vjosa e ka artikuluar më së miri rolin e femrës shqiptare, e cila ishte e maragjinalizuar si pasojë e shumë faktorëve. Femra shqiptare në periudha të ndryshme, ndonëse e fortë dhe ia ka dal mbarë, ka qenë ë shtypur.

Vjosa ka bërë të mundur që gratë të besojnë të ëndrrat e tyre, të aftësitë e tyre. Gjithashtu, afërsia e saj me qytetarët ka ndikuar në mënyrë të madhe që presidenti i vendit të shihet si mbrojtës i të drejtave të njeriut e mbi të gjitha i ruajtës së integritetit dhe sovranitetit të vendit, fatkeqësisht edhe vendi ishte i rrezikuar për shkak të një ish presidenti për hallet e tija ishte në gjendje edhe ta copëtonte vendin. Pas Rugovës, Vjosa është Presidentja e vendit që ka mbështetjen më të madhe, edhe aq sa i jep asaj fuqi, ashtu ia shton edhe përgjegjësitë.

Duke parë rolin e Vjosës edhe në ngritjen e standardit të presidentit si institucion, pas Vjosës nuk mund më të vijë një president si ish presidenti i fundit, kjo nuk është gjë e pakët, në këtë kuptim kjo gjë vetëm sa avancon vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Ecja e saj në rrugën e Rugovës i ka dhënë asaj atributet e një Presidenteje që nderohet nga bota dhe vlerësohet nga qytetarët e Kosovës. Nëse arrin që edhe tri-katër vitet e saja të mbetura në postin e Presidentes t’i kryej si këtë të parin, e them me bindje se Vjosa do të fitojë edhe një mandate tjetër.

Vendi ka nevojë që president të zgjidhet nga populli, shpresohej dhe besoj se pas katër viteve do të hidhet në votim zgjedhja e presidentit të vendit, me Vjosën si pretendete kryesore, duke parë gjithnjë rolin e saj pozitiv, të cilin gjë më së miri e thonë qytetarët, në anketat e të cilëve Vjosa gëzon respekt si askush tjetër, vetëm Rugova kishte mbështetje të tillë. Me pak fjalë, viti i parë i saj është pozitiv, kjo gjë s`duhet ta vetkëanq Presidenten, përkundrazi ta bëjë më të përulur në shërbim të qytetarëve dhe vendit, gjë për të cilën është betuar mbi Kushtetutën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrugëtimi i vështirë për drejtësi për mizoritë në qytetin ukrainas Bucha

Story i radhës

Dështoi përpjekja për rritjen e pagave në arsim

Të fundit nga

ShkoLartë