Vjosa Osmani takon Talat Xhaferin, dënojnë ashpër agresionin rus në Ukrainë

March 5, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Bashkëbiseduesit e dënuan ashpër agresionin ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë dhe e potencuan nevojën për bashkërenditje për të gjitha efektet e mundshme negative në rajon, si edhe bashkimin e forcave dhe zërit të mbështetjes me partnerët perëndimorë.

Kryeparlamentari i RMV-së, Xhaferi e përsëriti mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe gatishmërinë tonë për dhënien e kontributit në atë drejtim, si vend anëtar në NATO dhe vend kandidat për anëtarësim në BE.

Republika e Maqedonisë së Veriut po ashtu, do të vazhdojë me mbështetjen në aderimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe nismat rajonale.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, foli për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve dhe dinamikën më intensive në kontaktet dhe dialogun.

Ajo e shprehu shqetësimin për implikimet e mundshme nga zhvillimi i ngjarjeve në Ukrainë mbi gjendjen e sigurisë në vend dhe në rajon, duke potencuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është nevojë urgjente për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit dhe më gjerë.

Ajo po ashtu porositi se qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE dhe në këtë drejtim, vlerësoi se nisma “Ballkani i hapur” nuk është në favor të këtij qëllimi. Osmani theksoi se Kosova, në të gjitha forumet ku merr pjesë, vazhdimisht e përsërit mbështetjen e vet për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ulja e temperaturave/ Rinis bora në Bulqizë, probleme në qarkullimin e mjeteve

Story i radhës

Tirana më e mirë se Partizani

Të fundit nga

ShkoLartë