Vjosa Osmani del nga spitali, ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë nga spitali ku po trajtohej pas një ndërhyrje kirurgjike.

Për Gazetën Express, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thënë se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, ka thënë ai për gazetën.

Kupina ka thënë se Presidentja Osmani do ta vazhdojë marrjen e terapisë në banesën e saj deri në shërim të plotë.

Gjithashtu, ka sqaruar se detyrat e saj, presidentja do të vazhdojë t’i kryejë nga banesa.

“Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, ka thënë ai.

Presidentja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike për heqjen e tëmthit më 2 nëntor.

“Pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, u tha në njoftimin e Presidentes.

Vlen të theksohet se presidentja u kritikua për faktin se zgjodhi një institucion privat shëndetësor për trajtimin e saj para institucioneve publike, mirëpo ajo u justifikua se pjesë e spitalit ku u shtri, ishte xhaxhai i saj, i cili, sipas këshilltarit të saj, kishte përcjell gjendjen e saj shëndetësore në vazhdimësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, shkaku i punimeve në rrjet

Story i radhës

“Bomba” e Berishës: Rama i ka kërkuar 10 mln euro ryshfet Ylli Ndroqit me telefon, ai i ka thënë JO

Të fundit nga