Vjena, Kopenhaga dhe Cyrihu – qytetet më të mira në botë për të jetuar

min lexim

Kryeqyteti austriak, Vjena, është rikthyer si qyteti më i mirë për të jetuar në botë, sipas një raporti vjetor nga Economist.

“Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë bukuritë kryesore të qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga një kujdes i mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim”, thuhet në raport për Vjenën.

Kryeqyteti austriak u pasua nga kryeqyteti danez, Kopenhaga, dhe Cyrihu i Zvicrës. Qyteti tjetër zviceran, Gjeneva, doli i gjashti, Frankfurt i Gjermanisë i shtati dhe Amsterdami i Holandës i nënti.

Nga Kanadaja, Calgary doli në vendin e tretë të përbashkët, i ndjekur nga Vancouver në vendin e pestë dhe Toronto në të tetin.

Osaka e Japonisë dhe Melburni i Australisë ndanë vendin e 10-të. Kryeqyteti i Francës, Parisi, doli i 19-ti, 23 vende më lart nga viti i kaluar. Kryeqyteti belg, Brukseli, ishte i 24-ti, menjëherë pas Montrealit të Kanadasë.

Melburni mbajti titullin e qytetit më të jetueshëm në botë për shtatë vjet nga viti 2011, para se të rrëzohej në vitin 2018 nga kryeqyteti austriak, Vjena.

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, nuk u përfshi në listë këtë vit, për shkak të luftës atje, ndërsa qytetet ruse Moska dhe Shën Petersburg ranë në renditje për “censurën” dhe ndikimin e sanksioneve Perëndimore, raporton Guardian.

Në renditjen e këtij viti, kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, Londra, ishte qyteti i 33-të më i përshtatshëm për jetë në botë, pesë vende pas Manchesterit. Barcelona e Spanjës dhe Madridi dolën në vendin e 35-të dhe të 43-të. Milani i Italisë u rendit në vendin e 49-të, qyteti i Nju Jorkut në vendin e 51-të dhe Pekini i Kinës u rendit i 71-ti.

Kryeqyteti i Sirisë së shkatërruar nga lufta, Damasku, ruajti vendin e tij si qyteti më i keq për të jetuar në planet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti francez Macron thotë se vendimi i sotëm dërgon “një sinjal të fortë për Rusinë”

Story i radhës

Hidhet për konsultim publik amnistia fiskale

Të fundit nga