Vjen fitorja e tetë radhazi e Napolit

October 16, 2022
1 minut lexim

Napoli nuk ka ndër mend të ndalet. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti siguroi fitoren e pestë radhazi në Serinë A (e teta në të gjitha kompeticionet), duke ruajtur kreun e klasifikimit pas javës së 10-të me dy pikë më shumë se Atalanta.

“Viktima” e radhës e napolitanëve ishte Bologna, që edhe pse shënoi e para, nuk ia doli të kthehej me pikë nga stadiumi “Maradona”.

Zirkzee kaloi në epërsi miqtë në minutën e 41-të, por nuk zgjati shumë epërsia e Bolognës, pasi Juan Jesus ktheu baraspeshën në minutën e fundit të kosës së rregullt të pjesës së parë.

Në fillim të pjesës së dytë, Lozano ktheu rezultatin në favor të vendësve (2-1), gjithsesi miqtë reaguan shpejt me Barroë (52’).

Napoli nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe pas shumë përpjekjesh shënoi Osimhen, duke i dhënë fitoren skuadrës së Spallettit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shërbimet e aeroporteve amerikane në shënjestër të hakerëve rusë

Story i radhës

7 gjërat që e shkatërrojnë karrierën tuaj

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë