Vizitorë nga Kosova e Maqedonia e Veriut “bllokojnë” Durrësin, vendet e rezervuara deri në fund të shtatorit

min lexim

Edhe pse janë ditët e fundit të muajit gusht, fluksi i vizitorëve nga Kosova nuk njeh ulje. Megjithë heqjen e kontrollit doganor në kufirin e përbashkët, sërish fluksi i lartë i hyrjeve në Shqipëri gjatë kësaj fundjave, ka krijuar radhë të gjata kilometrike.

Blerim Norja, operator turistik në Durrës tha se ky sezon tregoi se Durrësit është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer nga turistë të huaj dhe shqiptarë.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tregoi se deri në fund të shtatorit 80 për qind e hoteleve në Durrës janë të rezervuar.

“Ka një fluks rezervimesh ditë e fundit. 2 javët e para të shtatorit nuk kemi vende të lira. Ka një kërkesë të madhe nga vendet e rajonit, Kosovë, Maqedonia e Veriut. Ka një përshtypje shumë të mirë të turistëve për Durrësin, po largohem me përshtypjet më të mira. Kjo tregon se kultura e turizmit është rritur shumë në Durrës; hotelet ofrojnë kushte më të mira. Durrësi po krijon një destinacion shumë të preferuar nga turistët”, tha ai.

Ndërkohë vetëm gjatë ditës së sotme, sipas të dhënave nga autoritetet e policisë kufitare, vetëm gjatë orëve të mëngjesit të së shtunës në Shqipëri nga Kosova kanë hyrë rreth 40 mijë persona.

Ndërsa nga fillimi i muajit gusht e deri tani, numri i personave që janë futur nga Kosova drejt Shqipërisë i kalon 400 mijë vizitorë.

Ashtu si në vitet e kaluara, shtetasit e Kosovës përbëjnë përqindjen më të lartë të vizitorëve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia gati t’i ndërtojë dy reaktor në centralin bërthamorë në Hungari

Story i radhës

Spalleti shpreson të trajnojë Ronaldon

Të fundit nga