vizita ne shba blinken ndan fotot me ramen mezi presim bashkepunimin ne 100 vitet e ardhshme 620cb36de40c3

Vizita në SHBA, Blinken ndan fotot me Ramën: Mezi presim bashkëpunimin në 100 vitet e ardhshme

February 16, 2022
1 minut lexim

Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken ka komentuar takimin me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë në Uashington, ndërsa ka shpërndarë në rrjetin e tij social Twitter disa foto nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare.

Blinken shkruan se janë bërë tashmë 100 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së teksa pret që të vijojnë edhe për 100 vite të tjera.

“Ishte kënaqësi të prisja Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, shkruan Blinken në postim.

Pasditen e të martës në Uashington kryeministri Edi Rama takoi Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Takimi zgjati rreth 45 minuta dhe ishtë i një rëndësie të veçantë. Blinken shprehu mirënjohje për pritjen në Shqipëri të mbi 2 mijë refugjatëve afganë.

Rama tha se e vlerëson shumë miqësinë me SHBA dhe se Shqipëria do të bëjë maksimumin për ta merituar këtë miqësi të veçantë.

“Ne e vlerësojmë këtë miqësi, këtë marrëdhënie si gjënë më të vyer. Jemi shumë krenarë të gjendemi krah jush dhe të ndihmojmë sa të mundemi, për të kthyer atë ç’ka ju keni bërë për ne gjatë këtyre viteve, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Kështu, jemi shumë krenarë që jemi aleatët tuaj dhe do të bëjmë maksimumin për ta merituar këtë miqësi të veçantë”- u shpreh Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ish banori i big brother vip donaldin e ndihmoi futja e bores 620cb368e8906
Story i mëparshëm

Ish-banori i “Big Brother VIP”: Donaldin e ndihmoi futja e Borës

102 paciente me okisgjenoterapi 620cb370b6ccb
Story i radhës

​102 pacientë me okisgjenoterapi

Të fundit nga

Grenlanda arrin marrëveshje për minerale me Evropën

Grenlanda ka miratuar shfrytëzimin e një shkëmbi kyç për prodhimin e aluminit për një konsorcium danezo-francez. Leja për nxjerrjen e anortozitëve është dhënë nga kompania Greenland Anorthosite Mining (GAM). Kjo vjen pasi
ShkoLartë