Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me shtabin e njësisë 5 në Tiranë, ku ai është edhe i deleguar. Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se vendimtare për të fituar betejën është organizimi.
Ish-Kreu i Shtetit, shprehet i bindur se me përkushtimin e të gjithë anëtarëve të partisë do të behën ndryshime të forta për qytetarët dhe interesat e tyre.
“Me shtabin e Njësisë Nr.5 të kryeqytetit, ku jam i deleguar, nisëm sot nga puna konkrete për organizimin e Partisë së Lirisë, në zbatim edhe të detyrave të caktuara në Konventën e Tiranës.
Kur vizioni politik është i qartë, vendimtare për ta fituar betejën mbetet organizimi.
Jam i bindur se me përkushtim të përditshëm në terren së bashku më të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë do të bëjmë ndryshimin e fortë në lidhje me qytetarët dhe mbrojtjen e interesave të tyre”, shkruan Meta.