Viti 2016/ Kur flamuri i Kosovës u ngrit në Rusi pas suksesit të jashtëzakonshëm të Majlinda Kelmendit

Kosova sot po feston 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe për gjatë këtyre viteve vendi ka shënuar arritje dhe suksese të mëdha.

Padyshim se sporti ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në imazhin e shtetit më të ri në botë duke mundësuar që flamuri të valojë nëpër vende dhe pista të mëdha duke lënë prapa shumë vende të botës.

Momenti më kulminant ishte ai i vitit 2016, kur Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Kazan të Rusisë.

Atë kohë, në finalen e femrave, në kategorinë deri në 52 kilogram, Majlinda e mposhti francezen Priscilla Gneto dhe atë me Ippon, për t’u kurorëzuar mbretëreshë e Evropës në xhudo.

Kështu, Majlinda gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së medaljeve në Rusi, ngriti flamurin shtetëror të Kosovës dhe detyroi të gjithë të pranishmit që ta nderojnë himnin e Republikës së Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Torta për Pavarësinë e Kosovës i ndryshoi jetën, kjo është shqiptarja që fshihet pas ëmbëlsirave “etnike”

Story i radhës

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, votohen kandidatët për KLGJ-KLP dhe anëtarët e AMA-s

Të fundit nga