Torta për Pavarësinë e Kosovës i ndryshoi jetën, kjo është shqiptarja që fshihet pas ëmbëlsirave “etnike”

Mirdita Thaqi, shqiptarja që jeton prej shumë vitesh në Zvicër është bërë mjaft e njohur me ëmbëlsirat që realizon. Njihet ndryshe dhe si “mbretëresha” e tortave me shqiponja dykrerëshe shqiptare. Në to ajo “shkrin” elementet kombëtar duke përfshirë flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës.

Gjatë një interviste me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Mirdita tregoi se një tortë që kishte bërë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i ndryshoi krejtësisht jetën. Një foto të tortës që ndau në rrjete sociale u bë menjëherë virale duke tërhequr dhe vëmendjen e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

“Unë kam mbaruar për parukiere por këtë zanat e kam mësuar me libra dhe nëpërmjet Youtube dhe për shkak të interesit të madh që kisha për këtë punë. Kam parë të tjerët se si i bëjnë dhe tani prej dy vitesh kam dyqanin tim. Bëj ëmbëlsira dhe kam filluar të bëj kurse.”, tha ajo.

Mirdita tregoi mes të tjerash se ka realizuar ëmbëlsira për shumë artistë të njohur mes së cilëve Loredana, Mozzik, Mimoza Shkodra etj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Flet oficeri: AKI nuk është e dukshme në publik, është në mesin e publikut

Story i radhës

Viti 2016/ Kur flamuri i Kosovës u ngrit në Rusi pas suksesit të jashtëzakonshëm të Majlinda Kelmendit

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez