Visar Kastrati ndan drejtësinë në ndeshjen Gent – Zhilina 

July 26, 2023
1 minut lexim

Visar Kastrati ndan drejtësinë në ndeshjen Gent – Zhilina!

UEFA vazhdon t’i delegojë gjyqtarët e Kosovës në ndeshjet e kompeticioneve të saj, duke i vlerësuar për profesionalizmin dhe aftësitë e tyre në fushën e ndarjes së drejtësisë.

Kësaj radhe, gjyqtari i njohur Visar Kastrati do ta ketë nderin për të drejtuar ndeshjen e rrethit të dytë të Ligës së Konferencës, mes dy skuadrave të fuqishme, Gent nga Belgjika dhe Zhilina nga Sllovakia, e cila zhvillohet të enjten në orën 20:00.

Kastrati, i njohur për integritetin dhe ndershmërinë e tij në fushën e lojës, do të ketë në asistencë Granit Hysenin dhe Lumturije Muhadrin, po ashtu dy emra të njohur dhe të respektuar në komunitetin e gjyqtarëve në Kosovë, teksa gjyqtar i katërt për këtë sfidë të rëndësishme është Ilir Mehmeti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti tregon pse s’është takuar me kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut që vijnë nga PDK-ja

Story i radhës

LSDM: Me ndryshimet kushtetuese hapet rruga për anëtarësim në BE dhe rritjen e ndihmës financiare

Të fundit nga

ShkoLartë