Kurti tregon pse s’është takuar me kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut që vijnë nga PDK-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie është pyetur se pse nuk i ka takuar të gjithë kryetarët e komunave veriore, më specifikisht, kryetarin e komunës së Zubin Potokut, pasi me atë të Zveçanit tha se është takuar në një prej pritjeve.

Kurti pati një arsye për këtë. Ai tha se po të takohet me ta, u thotë të shkojnë në punë dhe jo të mos shkojnë në punë.

Ai tha se këtu qëndron problemi lidhur me takimin me kryetarët e këtyre dy komunave. Madje, ai pati edhe një deklarim thumbues për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Natyrisht që unë i njoh ata, i kam takuar jo të gjithë, në njërën prej pritjeve e kam takuar dhe kryetarin e Komunës së Zveçanit, mund t’i takoj, por tash nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua, sepse kur takohen njerëzit me mua unë iu them shkoni në punë, jo mos shkoni në punë”.

“Pra takimi me mua nuk është a ka takim a s’ka takim, problemi është që unë të them me shkuar në punë, se po të ecë rroga, kur të ecë rroga, duhesh me shkuar në punë, e këtu ndoshta është një lloj vështirësie edhe dallimi me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm atje”, tha Kurti.

Story i mëparshëm

Kosova miraton paketën e sanksioneve ndaj Rusisë

Story i radhës

Visar Kastrati ndan drejtësinë në ndeshjen Gent – Zhilina 

Të fundit nga