Virusi mund të shkaktojë dobësim apo humbje të dëgjimit

March 4, 2022
1 minut lexim

Ndër pasojat e Covid-19 është dobësimi apo humbja e dëgjimit.

Mjekët otorinolaringolog thotë se kjo problematikë është ndeshur më tepër te personat e infektuar me variantin “Omicron” qofshin fëmijë apo të rritur.

“Gjithë pacientët që i mbijetuan kësaj lufte dhe janë në periudhën post Covid-19, ballafaqohemi me humbjen e shqisës së nuhatjes dhe humbjes së shqisës së dëgjimit. Duke kaluar pandemia në valën e parë, të dytë dhe të  tretë, në këtë dimër virusi Omicron kishte fokus te fyti, sinusi dhe rënien e dëgjimit.”-tha mjekja e ORL Klodiana Zaharia.

Probleme të tilla thonë mjekët kanë nevojë për zbulim të hershëm dhe trajtim urgjent.

“Ekzaminimet janë të thjeshta. Kushdo që punon me zhurma, ose ka njerëz në familje që nuk dëgjojnë e ftojnë që të depistimin e dëgjimit.”

Por përveç Covid Mjekja Klodiana Zaharia thotë se mosha dhe zhurmat janë ndër faktorët që ndikojnë në dobësimin e dëgjimit.

“Pra rënia me bazë të dëgjuarin dhe ekspozimi i gjatë në punë duan njëfarë moshe. Le të themi se pacientët janë mbi 40-50-vjeç që fillojnë të manifestojnë këtë rënie dëgjimi.”

Për të shmangur problemet shëndetësore doktoresha sugjeron që pas kalimit të koronavirusit qytetarët të realizojnë vizita me mjekë specialist.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE-ja: Ushtria ruse po bombardon dhe granaton gjithçka në Ukrainë

Story i radhës

Shaqiri në Kërçovë promovon projektin “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”

Të fundit nga

ShkoLartë