vinit me canta dhe kepuce te shtrenjta ne kuvend berisha akuza qeverise ministri vengu u hapi portin e durresit bandave kriminale 67cf1a82de0ca

“Vinit me çanta dhe këpucë të shtrenjta në Kuvend”, Berisha akuza qeverisë: Ministri Vengu u hapi portin e Durrësit bandave kriminale

March 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë dhe ministrat e saj për korrupsion apo bashkëpunim me krimin.

Berisha tha se deputetet dhe ministret e PS vinin në Kuvend me çanta dhe këpucë të shtrenjta, dhe se pasi e ngritën si problem, vendosën të vijnë pa çanta fare.

Berisha hodhi akuza të rënda edhe ndaj ministrit të mbrojtjes Pirro Vengu, kur tha se ai ka “hapur portin e Durrësit për bandat kriminale, për ta kaluar drogë”.

“Qytetari nuk harron kur vini me këpucë të shtrenjta dhe çanta, dhe kur u shtrua problemi i çantave, vini pa çanta fare në parlament. Nuk mundet qytetari të mos e dije se qëkur u vu Vengu, dezertor i NATO, në portin e Durrësit 1 kg kokainë nuk u kap, dhe u shpërblye ky për t’u bërë ministër sepse u hapi portin klaneve të drogës”, tha Berisha.

“Ju sot nuk duhej të kishit ardhur fare në Parlament, të kishin vendos në mbledhjen e grupit që të mos dilnit më kurrë para shqiptarëve”, tha ai më tej.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

cfare po ndodhe me ciftet e reja cfare po i nxit te divorcohen 67cf159286bc3
Story i mëparshëm

Çfarë po ndodhë me çiftet e reja, çfarë po i nxit të divorcohen?

bashkepunimi i shabanit e qerimit per ta akuzuar uck ne per trafikim organesh flet shukri buja 67cf23e0875aa
Story i radhës

“Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh”, flet Shukri Buja

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë