spahiu thote se kosova duhet te beje marreveshje ne fushen e mbrojtjes edhe me bullgarine 67da207db8000

Spahiu thotë se Kosova duhet të bëjë marrëveshje në fushën e mbrojtjes edhe me Bullgarinë

March 19, 2025
1 minut lexim

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ka vlerësuar se Kosova pas marrëveshjeve që ka arritur në fushën e sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë dhe Kroacinë, ta bëjë edhe me Bullgarinë.

Spahiu ka thënë se kjo do të ishte e rëndësishme nga aspekti politik dhe psikologjik, ku ka përmendur reagimin e presidentit serb Vuçiq, pas marrëveshjes të së martës në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Ftoj Qeverinë dhe Ministrin e Mbrojtjes që të bëjë përpjekëje që në këtë marrëveshje ta inkuadrojë edhe Bullgarinë, sepse kjo ka rëndësi të madhe politike dhe psikologjike në radhë të parë, e kemi parë edhe reagimin e Vuçiqit dhe prandaj kjo është më se nevojshme të krijohet”, ka thënë Spahiu.

Duke folur për marrëveshjen e së martës, Spahiu ka thënë se kjo i ofron siguri Kosovës, pasi ajo do të ishte caku i parë i një sulmi nga Serbia.

“Në rrafshin politik është krijimi i një potkoi rreth Serbisë i cili nuk e siguron vetëm Kroacinë dhe Shqipërinë, por e siguron në radhë të parë Kosovën, sespe Kosova është caku i parë i sulmit të Serbisë në qoftë se ajo fillon me i tregu muskujt pas ndryshimeve gjeopoltike”, ka vlerësuar Spahiu.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë. E sipas Spahiut këto dy marrëveshje tregojnë një frikë për largimin e ShBA-së nga NATO.

“Kjo cfarë ka ndodhur sot dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës në fushën e sigurisë, tregon njëfarë droje për largimin e ShBA-së nga NATO. Nëse kjo ndodhë, kjo tregon që ShBA ka një interes strategjik në Kosovë edhe kjo marrveshje mund të shihet si parapërgatitje strategjike e ndryshimeve gjeopolitike”, ka thënë Spahiu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

dosja partizani po mbahet peng beqiri duhet te vulosej per gjykim 6 muaj qe zvarritet 67da16e286bbd
Story i mëparshëm

“Dosja “Partizani” po mbahet peng”/ Beqiri: Duhet të vulosej për gjykim, 6 muaj që zvarritet

taravari gjate nates pritet qe disa paciente te dergohen ne qendra mjekesore evropiane 67da2d8d7a6b6
Story i radhës

Taravari: Gjatë natës pritet që disa pacientë të dërgohen në qendra mjekësore evropiane

Të fundit nga

Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë!

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest
ShkoLartë