Vila te “Kodra e Diellit” ishte përshtatur në punishte droge, 5 persona të arrestuar, mes tyre edhe një shtetas nga Venezuela

November 16, 2024
1 minut lexim

Pesë persona raportohet se janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë, ku një vilë ishte përshtatur në punishte droge.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, operacioni u shtri edhe në Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë.

Në fabrikën e kokainës të zbuluar në fshatin Qerekë janë sekuestruar 2 kg kokainë dhe përzierës. Ndërsa të Kodra e Diellit është sekuestruar vetëm një sasi droge. Grupi kriminal ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët.

Njëri nga të arrestuarit është nga Venezuela.

Policia ndërmori mbrëmjen e kësaj të premte një operacion masiv në disa zona të vendit. Kontrolle u ushtruan në fshatin Qerekë të Fushë Krujës, te Kodra e Diellit 2 në Tiranë si dhe fshatrat Vishje e Ibë. Po ashtu, mësohet se kontrolle antidrogë janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Përzgjedhësi i Rumanisë pa fije turpi fajëson Kosovën

Story i radhës

SPAK, Policia dhe agjentët spanjollë rrethojnë “Kodrën e Diellit 2”, dyshime se në lagjen e VIP-ave ka të tjera vila të kthyera në laboratorë kokaine

Të fundit nga

Vllaznia kthehet me 3 mbrojtës

Me uljen në stol të Edi Martinit te Vllaznia duket se do të ndryshojnë edhe taktikat dhe mënyrat se si do të vendosen shkodranët në fushën e lojës. Gjatë sezoneve të fundit,

Takimi Dimovska – Tavçar

1 Shkup, 27 maj  – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, janë në vizitë në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë në Lubjanë më 27 dhe
sqmken
ShkoLartë