Vila, makina dhe varka luksoze/ Njihuni me pasurinë marramendëse të Berlusconit, në krye të listës së politikanëve më të pasur në Itali

Në krye të listës së politikanëve më të pasur në Itali është gjithmonë ai: Silvio Berlusconi.  Drejtuesi i Forza Italia ka deklaruar në organet tatimore mbi 50 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021, shuma e kryeministrit aktual Mario Draghi është afërsisht 528 mijë euro.

Përveç shumës së tatueshme,  pasuria e Berlusconit lidhet me paratë e tij në bankë, aksionet, vilat që zotëron dhe makinat në emër të tij.

Deri në vitin 2020, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Berlusconit nuk kanë ndryshuar. Formulari i dorëzuar tek autoritetet tatimore në vitin 2021, megjithatë, tregon se ai ka në pronësi  një vilë në Komunën e Casatenovo, e cila duhet të korrespondojë me Villa Maria di Rogoredo di Casatenovo (afër Arcore), ku për një periudhë të caktuar kavalieri jetoi me ish-të dashurën e tij Francesca Pascale .

Midis të tjerave, pasuria e Berlusconit përfshin gjithashtu një Audi A6 dhe tre varka ekstra-luksoze: “San Maurizio” (blerë në 1977), “Magnum 70” (nga ’90) dhe varkën me vela “Principessa vai via” (nga 1965), shkruan La Repubblica.

Varka e fundit iu shit pronarit të Mediolanum Ennio Doris, por Bersluconi e mori sërish. Përgjatë vitit të fundit kreu i Forza Italia ka fituar më pak, duke shënuar një ‘humbje’ prej 518 mijë e 449 euro. Berlusconi është renditur gjithnjë në krye të listës së politikanëve më të pasur në Itali.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prova “e fundit” e PD-së pak para Kuvendit, Basha mbledh grupin në prag të votimit për zgjatjen e “Vetting-ut”

Story i radhës

Ky është çmimi marramendës i veshjes së Beatrixës në spektaklin e fundit të BBV

Të fundit nga