Viktima tjetër në Pirin është banor i Austrisë me prejardhje nga Maqedonia

January 3, 2023
1 minut lexim

3 janar – Shërbimet kompetente bullgare kumtuan se është konstatuar se trupi i turistit të dytë të vdekur, i gjetur rrëzë majës Vihren në malin Pirin i takon 55-vjeçarit Dragan Glishiq, banor i Austrisë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

 

Siç informon bTV, pas pothuajse aksionit 20-orësh shpëtimtar rrëzë malit Pirin, trupi i Glishiqit dhe të vdekurit të dytë, 69-vjeçarit, shtetasit bullgar, Pllamen Hristov janë dërguar për obduksion.

Korrespondenti i MIA-s nga Sofja lajmëroi se është konstatuar se Glishiq dhe Hristov kanë vdekur si pasojë e lëndimeve gjatë rrëzimit.

Glishiq ka udhëtuar i vetëm në Bankso para Vitit të Ri me automobilin e ti me targa austriake, Sipas mikut të tij Goran Bezeniq, ai dhe Glishiq njihen që fëmijë dhe shpesh kanë udhëtuar nëpër Evropë. Bezeniq thekson se Glishiq paraprakisht ka qenë zyrtarisht në vend, prej ku është nisur për skijim në Bansko.

Mediumet bullgare theksojnë se mbetet mister se si trupat e dy të vdekurve kanë përfunduar njëri pranë tjetrit, duke pasur parasysh se sipas informatave të disponueshme ata nuk janë njohur dhe Glishiq nuk ka pasur miq në Bullgari.

Prokuroria publike e Bullgarisë filloi hetim për vdekjen e Glishiqit dhe Hristovit.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lojtarët e klasit botëror që u penduan

Story i radhës

Lajm i keq për mërgimtarët që kthehen pas festave: Hungaria shtrenjton pagesën rrugore

Të fundit nga

Liz Hurley shfaqet seksi në bikini

Liz Hurley, 59 vjeç, zhvishet me bikinit më të imta, ndërsa fansat thonë se ajo është ‘burimi i zbuluar i rinisë’ Bukuroshja hollivudiane Liz Hurley mahniti fansat me bikini të voglam, shkruan
ShkoLartë