vijon ne diten e 111 te protesta para kryeministrise ne tirane 6aadb24fa9581

Vijon në ditën e 111-të protesta para Kryeministrisë në Tiranë

September 18, 2026
1 minut lexim

Qytetarë u mblodhën sërish sot në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë në protestën e 111-të kundër investimit turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, duke kundërshtuar projektin dhe duke parashtruar edhe kërkesa lidhur me politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Edhe në protestën e sotme, një pjesë e mesazheve janë përcjellë përmes pankartave të mbajtura nga protestuesit. Në to kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe shprehet kundërshtimi ndaj qeverisë.

Në fjalën e mbajtur para Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika, tha se reformat e ndërmarra nga PS kanë shërbyer vetëm për forcimin e pushtetit.

“Të gjitha reformat që ka bërë PS gjithë këto vite nuk kanë pasur në qendër qytetarin, por vetëm betonizimin e pushtetit. Ky regjim e ka betonizuar pushtetin me blerje votash, me vjedhje votash me korrupsion”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pese breza nje datelindje familja nga iowa hyn ne guinness 6aadb1d479b79
Lajmi i mëparshëm

Pesë breza, një datëlindje – familja nga Iowa hyn në Guinness

trump u mbyll dyert e shtepise se bardhe cnn it politico s dhe ms now paralajmeron masa edhe ndaj mediave te tjera 6aadb2ce65b9b
Lajmi i radhës

Trump u mbyll dyert e Shtëpisë së Bardhë CNN-it, Politico-s dhe MS NOW: Paralajmëron masa edhe ndaj mediave të tjera

Të fundit nga

ShkoLartë