Vijojnë sulmet ndaj Martinez: Mbappe e bëri me trauma

December 21, 2022
1 minut lexim

Emiliano Martinez është kthyer në personin më të urryer për tifozët francezë. Portieri i Argjentinës shkëlqeu në fushë duke dhënë kontribut maksimal në fitimin e Kupës së Botës, por aspak jashtë saj.

30-vjeçari shkaktoi polemika dhe zemërim me festimin pas shpalljes si portieri më i mirë në Katar 2022. “E kisha me tifozët francezë, arroganca nuk funksionin me mua”, u shpreh “gardiani” latin.

Në lidhje me veprimin e tij ka reaguar edhe Adil Rami, ish-mbrojtësi që fitoi Botërorin Rusi 2018 me Francën. “Martinez është idioti më i madh i botës së futbollit, më i urryeri!

Mbappe e terrorizoi aq shumë saqë ai feston më shumë fitoren kundër nesh sesa fitimin e Kupës së Botës”, u shpreh ish-lojtari i Milanit, i cili theksoi se portieri më i mirë i Botërorit ishte marokeni Bono.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rumania ofroi mbështetje psikologjike për gratë shtatzëna, përse nuk e bën këtë edhe Maqedonia e Veriut?

Story i radhës

Zgjidhja në Veri, vije nëse NATO e fiton betejën kundër qendrës së spiunazhit rus në Nish

Të fundit nga

TikTok po shkon drejt ndalimit në SHBA

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze ByteDance, në pronësi të së cilës është rrjeti social TikTok.
ShkoLartë