Zgjidhja në Veri, vije nëse NATO e fiton betejën kundër qendrës së spiunazhit rus në Nish

Struktura drejtuese e Policisë së Kosovës dhe Ministri, duhet të hetohet nga Prokuroria e shtetit.

Deklarata e shefit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, përmes të cilës ka njoftuar se ky mision i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Policisë së Kosovës, për ti furnizuar me ushqime e veshmbathje, evakuim shëndetësor të zyrtarëve policor në Jarinjë, më ka dhënë shumë të drejtë, për sa kohë në të gjitha angazhimet jam përpjekur të nxisë kujdesin e qeverisë ndaj dy institucioneve të sigurisë, FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Çka ka ndodhur është e kundërta! Qeveria Kurti, ngriti retorikë, kinse po formoj “Fondin për armatosjen e Forcës”, e nga ajo ditë deri sot askush nuk e di sa pare ka ai fond, as kush janë donatorët (një dështim total i prokurorisë), meqë sipas ligjit hetohet edhe Kryeministri edhe secili shtetas është i barabartë para ligjit.

Pastaj, për përkujdesje ndaj Policisë, Kryeministri ndërroj Drejtorin e përgjithshëm, nisi operacionin e implementimit të marrëveshjes 2013, në Veri dhe ja ku jemi sot, në më pak se katër muaj kapitullim total i shtetit, për t’iu përgjigjur me mbështetje logjistikë kërkesave elementare që lypë një trupë e Policisë, në operacione të tilla speciale.

Pra, deklarata e shefit të EULEX-it i tregon kuvendit të Kosovës dhe krejt politikbërësve e vendimmarrësve vendore e ndërkombëtar se, Albin Kurti e ka falimentuar Policinë e Republikës së Kosovës.

Gjendja në Veri të vendit për mendimin tim, është krizë e sigurisë (që kërkon zgjedhje politike), e cila erdhi për arsye të dështimit të NATO-s, në bllokimin e aktivitetit të spiunazhit rus, nga “Qendra e Emergjencave” në Nish.

Ajo qendër ruse, destabilizoj tri shtete nga Nishi: Bosnje Hercegovinën, Malin e zi, (përmes, fatkeqësisht një shqiptari në pozitën e kryeministrit) dhe Republikën e Kosovës, përmes kryekëshilltarit për negociata (Padrinos politik) të Albin Kurtit dhe Qeverisë Kurti.

Zgjidhja vjen nëse NATO fiton betejën kundër qendrës së spiunazhit rus në Nish.

Misioni i EULEX -it tani ka rol monitorues dhe jo ekzekutiv. Implikimi i EULEX-it në operacione policore të Kosovës, është degradim i Policisë dhe tregon pa aftësi të institucioneve tona në menaxhim me sigurinë.

Qeveria, para se të marr një veprim politik në zbatim të ligjit dhe luftimin e krimit, është dashtë të ngritë kapacitetet e policisë, si ato teknike, njerëzore e logjistike, të krijoj alternativa për menaxhimin me sukses të operacioneve policore, si dhe të ketë strategji dalëse, në rast se operacioni policor për vendosjen e ligjshmërisë nuk shkon sipas planit.

Qeveria dhe Ministria e linjës, kanë pasur informacion të plotë, nga institucionet e sigurisë, për atë pjesë. Por, vendimet popullsitë po e rrezikojnë tani rendit ligjor e kushtetues, edhe shëndetin, edhe jetën e pjesëtarëve të policisë.

Pra, qeveria ka marr vendime “ad hock”, pa e përgatit mirë Planin e Veprimit Operacional, pa i analizuar informatat dhe faktorët determinant të vendimmarrjes dhe kështu po abuzon me Policinë, duke i keqpërdor resurset e saj në dëm të personelit të saj.

Duhet kërkuar menjëherë shkarkimin e Ministrit dhe të Drejtorit të përgjithshëm të policisë. Të dërgohen në operacione speciale policët dhe të braktisën, duke ju dërguar përmes Eulexit ushqimet dhe ilaçet, evakuimi shëndetësor etj. është veprim i penalizueshëm dy herë:

E para, pse të dërgohen në operacione speciale, policët me sëmundje kronike? dhe

E dyta, në operacione speciale, ndalohet shërbimi 12 orësh, ngase lodhja ndikon në suksesin e operacionit!

Dy shkelje këto për të cilat duhet Prokurori i Shtetit, të urdhëroj ndalimin për hetim të Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë.

Zbërthimi më në detaje i keqpërdorimit të Policisë së Kosovës nga Kryeministri, Ministri Brendshëm dhe Drejtori i Policisë, duhet të ndodhin në një proces gjyqësor.

Ky nuk është dështim teknik por i planifikuar. Arrestimi gjoja për korrupsion i qindra policëve kryesisht të pikave kufitare, të vijës se gjelbër në trevën e Dukagjinit, pastaj shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm, si dhe këto videot e ministrit Sfeçla (në zonën operative duke i vu në dispozicion të sigurisë personale njësinë e FIT, duke i nxjerrë kështu jashtë detyrës primare), flasin për shpartallim të Policisë së Kosovës me qëllim dhe në interes të grupeve politike që aktualisht qeverisin Republikën e Kosovës.

Janë edhe mijëra elemente tjera të shkeljeve penale me tenderët e furnizimet etj.

Por, të gjitha këto në gjykatë do të shpjegoheshin në kontekstin formal ligjor, procedural dhe penal.

Në sot e kemi policinë në pikat kufitare si rezultat i vullnetit të madh dhe zotimit për të mos u turpëruar në vendosje e mbrojtje të rendit e ligjit, të atyre djemve dhe vajzave që duan ti dalin zot vendit dhe të luftojnë krimin, jo si rezultat i angazhimit profesional të kësaj qeverie.

Gjendja në veri është edhe më e keqe se para vitit 2011, me këto vendime të kësaj qeverie, e cila në asnjë hap nuk u harmonizua me partnerët tanë ndërkombëtar, si garant të sigurisë që e kanë sjellë Kosovën në pozitë të disfavorshme në procesin e dialogut, ku Kosova më nuk po shihet si pale konstrukteve.

Për më tepër, paralajmërimet e mia se kjo qeveri po rrëshqet drejt tradhtisë, si rezultat i veprimeve dhe mos veprimeve të saja, tash po shihen se kanë qenë të bazuara!

Kjo qeveri e pa pjekur tash pas daljes në shesh të skandalit të ambasadorit të atashuar në Slloveni, ku sipas hetimeve që po i bënë shteti Slloven, në ato transaksione është përfshirë edhe shërbimi sekret serb BIA, lenë të nënkuptohet se, kjo qeveri ka ardhur në pushtet edhe me ndihmën e Serbisë e Rusisë.

Të gjithë jemi në dijeni për propagandën në funksion të demonizimit dhe stërkeqjes së Kosovës, me qëllim të pengimit të investimeve dhe integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe rajonale si, Adriatiku5 etj.

Ajo propagandë që e shiti Albin Kurtin si shpëtimtar, me ardhjen e tij në pushtet, me çdo vendim e veprim politik, po tregon se është duke e kthyer Serbin në Kosove, e kjo u pa edhe me tri marrëveshjet antikushtetuese: si ajo për energjinë, lëvizjen e lirë dhe për targat.

Shto që një qeveri demokratike, nuk negocion fshehur por me transparencë dhe për çështje të mëdha, e shtrinë debatin me opozitën e spektrin tjetër politik dhe shoqërinë civile, e nuk bën negociata të fshehta, ngase mos transparenca e dëmton shtetin e Kosovës.

Marrëveshjet sekrete, janë fytyra e komunizmit, për ato nuk njoftohen shtetasit, nuk ka debat me institucionet shtetërore (i di partia të gjitha) si e çka është më së miri, kurse populli që e përdorë, duhet të zgjedhë bindjen.

Serbia po i arrin qëllimet e veta me luftërat në ish jugosllavi: e arriti ne Bosnje me Dodikun dhe luftën e tij duke e krijua Republikën Serbe, në Mal të zi me Abazoviqin e kishën Serbe, në Kosovë me Albinin e me negociata të fshehta, duke bëre marrëveshje të dëmshme, duke e përkeqësuar sigurinë me vendime të dëmshme dhe të pa përgatitura edhe duke negociuar marrëveshje antiKosovë që do ta dëmtojë të ardhmen e vendit .

Kosova po përjeton, invadim diplomatik, ekonomik me eksporte nga Serbia, tani me barrikada, me ndërhyrje në siguri etj. Krejt kjo me Albin Kurtin në qeverisje.

Story i mëparshëm

Vijojnë sulmet ndaj Martinez: Mbappe e bëri me trauma

Story i radhës

Presidenti ukrainas mbërrin në SHBA në vizitën e parë jashtë vendit nga fillimi e luftës me Rusinë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish