Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, ja cilat janë veprat penale

April 3, 2022
1 minut lexim

6 persona janë vënë në pranga ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Policia e Tiranës bën me dije se është bërë ndalimi i shtetasve me inicialet Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual” me një shtetase.

Në njoftimin e policisë informohet se janë arrestuar në flagrancë të shtetasit Q. K., 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi, Z. M., 54 vjeç, dhe F. B., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Janë proceduar penalisht gjithashtu edhe shtetasit N. N., 50 vjeç, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A. M., 44 vjeçe dhe G. N., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin R. S., 19 vjeç.

Më datë 03.04.2022, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, persona edhe të paidentifikuar, kanë goditur me grusht shtetasit A. K., 33 vjeç, dhe E. K., 35 vjeç. Punohet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Momenti i turpit në Gjilan, njëri e mban portierin tjetri e godet me shqelm!

Story i radhës

555 raste aktive me Koronavirus në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë