vidhnin te dhena online spak jep pretencen per rydox pas hetimit me fbi 6 vite burg per shpend sokolin 69f4c8322163a

“Vidhnin të dhëna online”/ SPAK jep pretencën për “RYDOX” pas hetimit me FBI, 6 vite burg për Shpend Sokolin

May 1, 2026
1 minut lexim

Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën ndaj një të riu nga Kosova, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë ekstraduar më herët drejt SHBA në kulmin e një hetimi të kryesuar nga FBI.

Për Shpend Sokolin, nën akuzë për mashtrim kompjuterik, u kërkua dënimi me 6 vjet burgim, ndërsa ajo që FBI ka hetuar në Ballkan lidhet me tregun e paligjshëm online i njohur si RYDOX.

Hetimi amerikano-shqiptar zbuloi se rrjeti Rydox, aktiv nga 2016, ishte çaktivizuar për pak kohë në 2020 për t’u rihapur sërish. Rydox përmendet në fashikujt që Top Channel i disponon dhe reklamonte RaidForums, një forum online kriminal i cili ofronte shitjen e regjistrave spam, mjeteve për t’i dërguar ato si edhe tutorialet e tyre.

FBI dhe SPAK konstatuan se Rydox ishte një treg i nëndheshëm online. Nga pretenca e lexuar ndaj Shpend Sokolit në Shqipëri u tha se në bazën e të dhënave të Rydox përfshihej informacion për 18 mijë përdorues, ku ishin edhe transaksionet monetare virtuale.

Dy të dyshuarit e tjerë, Ardit dhe Jetmir Kutleshi, janë ekstraduar nga Kosova në Shqipëri, kurse mirëmbajtësi i këtij rrjeti, i cili insiston se nuk dinte asgjë për qëllimet kriminale, u procedua në Gjykatën e Posaçme me gjykim të shkurtuar.

I riu këmbëngul pafajësinë dhe thotë që nuk ka lidhje me këtë çështje. Sokoli hedh poshtë implikimin me dy të ekstraduarit drejt Pensilvanisë, duke insistuar se pasi u kontaktua, puna e tij ka qenë në fushën e programimit sipas shërbimeve të kërkuara.

“Nuk kam pasur asnjë akses në Rydox dhe as në transaksione”, thotë në dosje Sokoli, ndaj të cilit veç mashtrimit dyshohet edhe për grup të strukturuar kriminal.

SPAK thotë se në këtë hetim, ku u ndihmua nga zyra e FBI me seli në Pittsburgh, rezulton se platforma ka ofruar mbi 321,372 produkte të krimit kibernetik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kqz sjell rregullore te re per vezhguesit e zgjedhjeve 69f4c7ccbbb67
Lajmi i mëparshëm

KQZ sjell rregullore të re për vëzhguesit e zgjedhjeve

rusia sulmon ukrainen me 400 drone brenda 8 oreve 69f4c87dee4e5
Lajmi i radhës

Rusia sulmon Ukrainën me 400 dronë brenda 8 orëve

Të fundit nga

ShkoLartë