Aktorja Monika Lubonja ka reaguar pas publikimit të materialeve intime që pretendohet se e përfshijnë atë dhe kompozitorin Adrian Hila.
Në një deklaratë publike, Lubonja shprehet se nuk ka dhënë pëlqimin për filmimin apo shpërndarjen e materialeve intime dhe e konsideron publikimin e tyre si shkelje të rëndë të privatësisë dhe dinjitetit të saj.
Ajo u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë apo spekulojnë me materiale intime, ndërsa opinionit publik i ka kërkuar të mos e kthejë situatën e saj personale në objekt argëtimi apo gjykimi.
Reagimi:
Ju drejtohem sot me dhimbjen e një
gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.
Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.
Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.
Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.
Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu
të pabesë.
I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.
Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time!
Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e
vërteta do flasë.
Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj.
Burimi: botasot.info


